Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qeverive europiane që urgjentisht të përforcojnë në vend që të zvogëlojnë monitorimin e Covid-19, duke paralajmëruar për një dimër potencialisht të vështirë pasi një valë e re infeksionesh po përfshin kontinentin.
Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, tha se ishte “shumë e qartë” se rajoni u përball me një rritje të nxitur nga variantet shumë të transmetueshme të Omicron BA.2 dhe BA.5. Kluge tha se rastet e reja ishin trefishuar gjatë gjashtë javëve të fundit, me afër 3 milionë infeksione të reja të konfirmuara javën e kaluar. Pothuajse gjysma e të gjitha rasteve të reja në mbarë botën janë në Europë, tha ai, ku edhe pranimet në spital për shkak të virusit janë dyfishuar.
Përgatiti K.I / Burimi www.bbc.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.