Fjala rregull është të ndihesh më mirë
Rezultati për gratë vlen. Kozmetika i përgjigjet nevojës së mirëqenies në një kuptim tjetër nga ai i kohëve të “New Age”, që ka pasur meritën në mos për tjetër, t’u mësojë grave të dëgjojnë nevojat e trupit, të shijojnë në mënyrë alternative aromat, ngjyrat e
tingujt dhe të punojnë me pesë shqisat.
Lindën atëherë kozmetikët e parë natyralë, u zbuluan pasuritë kurative të vajrave esenciale dhe u hetua në lidhje me raportin mes trurit dhe lëkurës, sepse ëmbëlsia e një trajtimi kalon edhe nëpërmjet ndjenjave. Por nuk mbaron këtu, “kozmetika ka ndryshuar nivelin social”, thonë psikologët dhe estetët e bukurisë. “Siç ndodh me ushqimin dhe me verën, nuk shërbejnë më vetëm për t’iu përgjigjur një nevoje bazë, por janë instrumente mirëqenieje dhe shpërblimi global”. Nuk është rastësi që slogani “Look good, feel beter” (Duku mirë, për t’u ndjerë mirë) është përshtatur nga përgjegjësit e shtëpive kozmetike më të famshme të bashkuara në New York për të studiuar trajtimet e mijëvjeçarit të tretë.
“Duhet të kenë një komponent themelor: pëlqyeshmërinë. Një kënaqësi që përzien paketimin, përbërjen e kremit dhe parfumin”.
Eshtë një moment intim, është takim i ngushtë me trupin tonë, ajo që jetojmë sa
herë që fillojmë të përdorim një produkt kozmetik. Në shkëmbim marrim një sërë
emocionesh pozitive pasojë e parfumit, butësisë së kremit, bukurisë së dizajnit të kutisë. Pra, shpërblehemi edhe përtej rezultatit. Kështu, vetëdija se po bëjmë diçka për veten, ndjesia që i japim vlerë trupit tonë, reflektojnë pozitivisht mbi idenë që kemi për
veten tonë. Dhe, thonë ekspertët, na ndihmon edhe në marrëdhënie me të tjerët.
Dhurata që i bëjmë vetes për të qenë të pëlqyer
Kujdesi për veten bëhet një kënaqësi personale që ditë pas dite na ndihmon të krijojmë një imazh pozitiv për trupin tonë.
“Në momentin kur një grua masazhon fytyrën me krem, percepton më së shumti kuptimin e vlerës së saj. Ndihet më e bukur për vetë faktin se është kujdesur për këtë gjë”. Gratë që trukohen kanë shpresa më të mëdha në mjedisin social dhe kjo i bën të jenë sakaq më të pëlqyera nga të tjerët. A është pra një krem, kujdes për shpirtin para se të jetë për pamjen?
Sigurisht që po, sepse, nëse kozmetika i ndihmon gratë në moshë të kenë një marrëdhënie më të mirë me kohën, më të rejat i ndihmon të jenë më të sigurta. Flitet gjithnjë e më shpesh për kosmetikoterapi, përdorimin e kozmetikës për të rritur vetëvlerësimin. Ndihemi më mirë kur e perceptojmë veten të bukur dhe të denjë për të ngjallur interes.
Me tri hapa…
Një përshkim ndjesor
Kozmetikët e rinj punojmë mes lëkurës dhe trurit për të dhuruar emocionet e duhura.
Pamja, prova e parë e miratimit Paketimi, termi teknik që përcakton kutinë që mban një kozmetikë, pas përbërësve është aspekti më i studiuar nga prodhuesit dhe nga psikologët industrialë. Duhet të ngjallë admirim, kureshtje dhe kënaqësi. Ari, për shembull, është ngjyra dhe materiali që tërheq më shumë vështrimin dhe jep idenë e diçkaje të çmuar në përmbajtje.
Prekja, përmasa e kënaqësisë
Një texture e këndshme shton efektin e trajtimit, thonë ekspertët. Një krem i butë të sjell kënaqësinë e foshnjërisë, sensin e mbrojtjes dhe ledhatimit. Përhapja me një
masazh është gjesti i kujdesit për veten. Ndjesia që provojnë në lëkurë kalon në
tru shumë shpejt…
Nuhatja, rruga drejt shpirtit
Parfumet janë ndjesia drejt kujtimeve tona. Tek i nuhasim, sytë mbyllen dhe mendja ngadalësohet. Trupi pushon. Dhe në fund fare, pas të gjitha ndjesive që janë përftuar, është fituar edhe një lëkurë e butë dhe e bukur. Rezultati padyshim është një mirëqenie në aspektin fizik, por edhe atë psikologjik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.