Në fokus

November 19, 2019 | 8:20

“Crispr”, metoda më efektive për zhdukjen e kancerit

Rezultate premtuese për modifikimin e AND-se në luftën kundër tumoreve. Eksperimenti është kryer mbi tre pacientë, duke dhënë parametra mjaft premtues me objektiva të arritur kundër talasemisë dhe tumoreve. Metoda “Crispr”, prit e ngjit e ADN-së, ka karikuar sistemin Imunitar duke e bërë atë më agresiv e reagues ndaj dy lloj tumoresh.

Sipas “The New York Times” në artikullin mbi studimin e realizuar nga kërkuesit e Universitetit të Pensylvanisë, është arritur të fiken 3 gene për të patur një reagim më të fortë të organizmit për të luftuar sëmundjet. Kështu rezultoi se pacientët, të sëmurë rëndë, janë ende gjallë dhe madje sëmundja është vënë nën kontroll dhe nuk janë verifikuar efekte anësore.

Ndërkohë që edhe në Gjermani teste të tilla të ngjashme janë zhvilluar për kurimin e talasemisë, sëmundje e trashëguar e gjakut që ul nivelin e hemoglobinës. Hapi tjetër i studiuesve është zhvillimi i testeve te më tepër pacientë, gjithnjë duke përdorur teknikën gjenetike “Crispr”.

 

Burimi / Klan Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top