Lojtari foli për Daily Mail se si dëshiron t’i edukojë fëmijët e tij: “Unë dua që ai të vuajë pak si unë për të arritur atë që dëshiron të jetë”. Sa i përket edukimit të fëmijëve të tij, Cristiano Ronaldo ka ide të qarta. Futbollisti shpjegoi se si njerëzit e tij kanë një jetë të lehtë, por dëshiron që ata të qëndrojnë të përulur:
Ata mendojnë se gjithçka është e lehtë në këtë botë. Cilësia e jetës, shtëpitë, makinat, veshjet. Ata kanë kompjuterë, ushqim të mirë në tryezë, nuk kanë pse të sakrifikojnë shumë për të marrë atë që duan. Por ata duhet të jenë të përulur, duhet të punojnë shumë, duhet t’i respektojnë njerëzit!
Më pas tregoi një anekdotë kur e dërgoi Cristiano Jr, më i madhi nga fëmijët e tij, për të parë vendin ku kish jetuar vetë fëmijë, një apartament garsonierë në Lisbonë:
E mora Cristianon në dhomën time dhe i thashë: ‘Babi jetoi këtu për dy vjet’. Ai mendoi se po bëja shaka dhe unë iu përgjigja se jo, nuk po bëja shaka, ‘Babi jetonte këtu’, thashë. Unë dua t’i jap atij më të mirën, por gjithashtu dua që ai të vuajë pak si unë për të arritur atë që ai dëshiron të jetë.
Ronaldo ka tre fëmijë të lindur nga nëna zëvendësuese dhe një me partneren e tij Georgina Rodriguez.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi huffingtonpost.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.