Në fokus

August 1, 2017 | 12:04

Çrregullimet e ushqimit nuk janë më një ‘problem femëror’

Çrregullimet e ushqimit kanë qenë tradicionalisht më të zakonshme tek vajzat dhe gratë.

1

Por tani numri i njerëzve të pranuar në spital me kushte të tilla është rritur me 70 për qind gjatë gjashtë viteve të fundit – shkalla e njëjtë e rritjes si tek femrat.

Numri i meshkujve mbi moshën 19 vjeç me të njëjtën diagnozë u rrit nga 480 në 2010-2011 në 818 në 2015-2016, zbulojnë të dhënat e NHS Digital.

Shkalla e rritjes ishte pak më e lartë midis meshkujve të moshuar në 40 dhe 50 vjeç.

Ekspertët fajësojnë presionin e bashkëmoshatarëve për të arritur një pamje muskulare, si dhe burrat që përpiqen të kopjojnë atë që e shohin si imazhin ideal të trupit të njerëzve të famshëm dhe modeleve.

Por, një ndërgjegjësim më i madh për çrregullimet e të ngrënit mund të jetë inkurajues që ato të marrin ndihmë.

Dr. William Rhys Jones, thotë për The Guardian: “Presioni për përsosjen e trupit është në rritje për meshkujt e të gjitha moshave, që është një faktor rreziku për zhvillimin e çrregullimeve të të ngrënit. Imazhet e ideale të trupave të meshkujve në media vendosin në presion të panevojshëm njerëzit”.

Ai shprehet se mungesa e mirëkuptimit për njerëzit që vuajnë nga çrregullime të ngrënies – të cilat mund të përfshijnë anoreksi, bulimi dhe çrregullime të të ngrënit – mund të jenë pengesë për ata që kanë nevojë për ndihmë.

Dhe për shkak se vuajtëset e këtij çrregullimi kanë qenë kryesisht femra, meshkujt e kanë të vështirë të pranojnë se vuajnë nga ky problem.

 Më shumë se 725,000 meshkuj dhe femra në Britani të Madhe janë të prekur nga çrregullime të të ngrënit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top