Në fokus

January 31, 2017 | 8:47

Çrregullimi emocional dhe stabilizimi në EMDR

Çrregullimi emocional: Një arsye thelbësore e kërkesës së konsulencave

“Me pushton kaosi”, ”Nuk doja t’i bërtisja në atë mënyrë, por nuk e kontrollova dot veten”, “Nuk e di pse, por ndjehem më mirë kur jam me të”, “Ndjehem bosh!”,“Nuk e di ta përcaktoj si çoroditje një miks inati, zemërimi”,“Një ulërimë e brendshme që nuk nxjerr zë”, “Bllokohem komplet, si e ngrirë më duket vetja para saj”; “Përfundon gjithmonë në të njëjtën mënyrë: ulërasim deri sa çfarë nuk i themi njëri-tjetrit, dhe unë iki”.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Këto janë fjalitë që çdo ditë dëgjoj në konsulencat psikologjike me personat që trajtoj, çrregullim emocional, vështirësi në kontrollin e impulseve, përsëritje e skemave disfunksionale, reagim emotiv (ngrirje, ikje apo përballje)!

Ku e kanë origjinën këto mënyra reagimi?

Ne nuk lindim me ankth, depresion apo të varur nga një sjellje, por predisponimi gjenetik, temperamenti, ambienti kulturor, edukimi dhe në mënyrë incizive eksperiencat tona jetësore me figurat më të rëndësishme (nëna, babai, kujdestarët) krijojnë terrenin, ku krijohet personaliteti ynë. Edhe pse sistemi yne adaptiv i informacioneve mundohet t’i japë një kuptim dhe rregull ekzistencës sonë, në disa raste eksperiencat janë aq domethënëse për personin, saqë shenjat shfaqen në momente delikate të jetës.

Por le të kuptojme sesi raporti nënë- fëmijë krijon bazën e rregullimit ose çrregullimit emocional. Zëri i nënës ul prodhimin e hormonit të stresit, kortizolin tek fëmija dhe rrit ositocinën, hormonin e ngrohjes njerëzore dhe gatshmërinë. Për këtë arsye përkëdheljet sigurojnë dhe qetësojnë fëmijën. Ky mekanizëm ndihmon edhe në moshën madhore ( Seltzer, Proceedings of the Royal Society, 2011)

PREZENCA E NËNËS, FJALËT DHE INKURAJIMI stimolojnë prodhimin e ositocinës,  që ëshë hormoni i miqësisë,  por edhe që lejon fëmijët të jenë më të hapur për t’u përballur pozitivisht vështirësive në jetë. Imprinting ( mund ta quajmë si një foto e printuar në trurin e fëmijes) e fytyrës së nënës dhe shkëmbimet e shikimit rregullojnë arousalin e brendshëm! Fëmija duke njohur me mirë nënën mëson, të besojë që ajo është e gatshme në momentet e nevojave të tij (uria, jashtëqitja, dhimbja e barkut) mëson që ajo mund ta qetësoje dhe ai mund të qetësojë vetveten. Ndjesia e fortë e sigurisë dhe besimit që ai ndjen e fortëson ngadalë-ngadalë, duke i lejuar ndjesinë e sigurisë për t’u larguar nga prindërit dhe për të eksploruar ambientin.

1

Nëse nëna nuk është në gjendje të japë ndihmën e saj në mënyrë të vazhdueshme dhe kur ajo ka pësuar një traumë, depresion, apo prezanton çrregullime të personalitetit QARKU I VETËMODULIMIT nuk zhvillohet

Nëse nuk zhvillohet qarku i vetëmodulimit fëmija nuk do jetë në gjendje të mendoje dhe kuptojë ndjesitë e brendshme të tij dhe do të ndjehet në STATUS ÇORODITJE, sepse s’do të dallojë çfarë vjen nga jashtë (ambienti) dhe cilat janë emocionet e tij. Fëmija do të ndjehet gjithmonë i shkëputur nga ambienti, bota, njerëzit e tjerë dhe do provojë brenda vetes ndjesi VETMIE, PADENJËSIE, VULNERABILITETI/ DOBËSIE, sikur i mungojnë resurset emocionale për të përballuar jetën.

Kjo bazë mossigurie dhe mosreflektimi sjell tek ne një person që prezanton këto problematika në terapi:

  • Nuk është në gjendje të kuptojë dhe të administrojë emocionet
  • Ndjehen jo të denjë dhe jo në gjendje të kenë besim tek psikologu
  •  Kanë zhvilluar shumë mekanizma mbrojtje (shkëputja)
  • Këto mbrojtje i kanë ndihmuar deri tani, por tani nuk mjaftojnë dhe sidomos bllokojnë terapinë
  • Kthehen mbrapsht në një fazë tjetër fëmijërie (ndjehen të bllokuar)

Në terapinë me teknikën EMDR përtej psikodiagnozës, zbulimit të momenteve traumatike të lidhjes nënë- fëmijë, ose eksperiencave të tjera domethënëse për personin, punohet për një kohë të konsiderueshme me zbulimin e emocionit(Çfarë ndjen? Emëro emocionin) lokalizimin (ku e ndjen emocionin?) gjenezën (kur e ke ndjerë për herë të parë?) dhe me STABILIZIMIN, pra ndryshimin e statusit nga çrregullsia emocionale në ekuilibër të pranueshem.

Kjo është faza e parë nga e cila fillohet puna për elaborimin e çdo situatë traumatike!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top