James Parkinson (1755-1824) ishte një fizikant, reformues social dhe (si hobi) ushtronte profesionin e gjeologut dhe paleontologut. Por ajo që e bëri të pavdekshëm figurën e tij ishte esse-ja e vitit 1817. Në këtë esse ai përshkroi “paralizën” (që nënkuptonte dridhjen muskulare) dhe që më vonë mori emrin e tij. Çrregullimi i Parkinsonit është një nga çrregullimet më të zakonshme neurodegjenerative, pas çrregullimit Alzheimer. Është kryesisht një sëmundje që prek të moshuarit: Përhapja e kësaj sëmundjeje rritet në varësi të moshës, nga 0.6% në moshën 65-69 vjeçare, në 3-4% në 80-84 vjeç dhe me një epërsi të madhe në gjininë mashkullore. Është vërtetuar se nëse njerëzit do të jetonin 200 vjet, të gjithë do të kishin mundësinë e prekjes nga sëmundja e Parkinsonit, sepse ndodh një cikël natyral i neuroneve në zona specifike të trurit, të cilat e humbasin funksionin e tyre me kalimin e moshës. Çrregullimi i Parkinsonit klinikisht karakterizohet nga dridhje, ngurtësim të muskujve, paqëndrueshmëri të posturës, lëvizje të ngadalta fizike (bradykinesia) dhe ndonjëherë një humbje e plotë e lëvizjeve trupore (akinesia). Nga këndvështrimi neuropatologjik, sëmundja e Parkinsonit është e karakterizuar nga humbja e prodhimit të dopaminës së neuroneve me origjinë nga substantianegra (një zonë e thellë brenda në tru, shiko figurën nr. 1). Neuronet që prodhojnë dopaminë janë neurone, të cilat ndryshe quhen si hormone neurotransmetues dhe këto neurotransmtues janë të përfshirë në aktivitetin tonë motor, kognitiv, të motivacionit, të shpërblimit, gjumit, gjendjes shpirtërore, vëmendjes dhe të nxënit. Pavarësisht se neuronet në substantianegra e humbasin funksionin e tyre, truri ynë ka një kapacitet të jashtëzakonshëm që të merret me neuronet e humbura. Është vlerësuar se 60% deri në 80% e neuroneve në substantianegra duhet të kenë humbur funksionin e tyre para se të shfaqen shenjat e çrregullimit të Parkinsonit. Kjo nënkupton se procesi neurodegjenerativ është prezent në jetët tona disa vite para se simptomat e sëmundjes të shfaqen. Çrregullimi i Parkinsonit nuk është vetëm një çrregullim i lëvizjes. Degjenerimi shtrihet edhe përtej prodhimit të neuroneve të dopaminës. Përfshirja, jo në sisteme rezultatesh të dopaminës, por në një larmi karakteristikash klinike, siç janë: halucinacionet pamore, trazirat njohëse (disfunksionet pamore, hapësinore, të kujtesës), depresioni, çrregullime të gjumit, lodhje, vizion të paqartë dhe humbje të peshës. Shpesh simptomat, të cilat nuk janë të lidhura me sistemin e lëvizjes së dopaminës në organizëm, shfaqen më përpara se diagnoza e çrregullimit të Parkinsonit të përcaktohet. Dhe kjo mund të jetë më e spikatur sesa shenjat motorike të çrregullimit të Parkinsonit. Shenjat jomotorike mund të shtojnë ashpërsinë e sëmundjes, duke sjellë pakësimin e kënaqësisë për jetën, si dhe humbjen e mundësisë për të jetuar më gjatë. Në varësi të këtyre fakteve, nuk është për t’u habitur që shumë studime të shenjave jomotorike të çrregullimit të Parkinsonit janë rritur gjithnjë e më shumë vitet e fundit. Trajtimi: Trajtimet aktuale janë efektive për të menaxhuar simptomat motorike nëpërmjet përdorimit në rritje të nivelit të dopaminës. Mjekimi më i zakonshëm i përdorur quhet levodopa. Levodopa mund të trajtojë mjaft mirë simptomat motorike, por ka edhe disa efekte anësore. E rëndësishmja është se duke u bazuar në faktin që çrregullimi i Parkinsonit përparon, përdorimi i vazhdueshëm i barnave mund të sjellë një fazë të dytë në të cilën pacienti zhvillon të tjera komplikacione motorike të quajtura dyskinesia (lëvizje të ngadalta ose lëvizje të pavullnetshme), që për pacientin janë shumë të vështira për t’u menaxhuar. Për sa i përket trajtimit jofarmaceutik, dieta dhe disa forma të rehabilitimit kanë treguar efektivitet. Një dietë e ekuilibruar është e rekomanduar për të ndihmuar përmirësimin e tretjes. Dieta duhet të përmbajë ushqime me përqindje të lartë fibrash dhe konsumimin e ujit në sasi të madhe. Për të zvogëluar bashkëveprimin me proteinat, levopoda është e rekomandueshme që të merret 30 minuta para ngrënies. Kirurgjia dhe stimulimi i lartë i trurit janë përdorur për të pakësuar simptomat motorike në rastet më ekstreme. Kjo është mënyra e trajtimit kirurgjikal më e përdorshme, por disa terapi të tjera kirurgjikale konsistojnë në prodhimin e lezioneve në zona specifike subkortikale, të cilat janë gjithashtu shumë efektive. Ky lloj trajtimi përfshin edhe përdorimin e një pajisjeje mjekësore, e cila dërgon impulse elektrike në pjesë specifike të trurit. Ky trajtim nuk është i rekomanduar për pacientët me çrregullim të Parkinsonit që kanë probleme të rënda neuropsikiatrike, që kanë luhatje motorike, që kanë dridhje të forta nga përdorimi i ilaçeve, si dhe për ata pacientë, organizmi i të cilëve nuk është tolerant ndaj mjekimeve. Ushtrimi i rregullt fizik dhe/ose terapia mund të jenë efikasë për të përmirësuar lëvizshmërinë, forcën, fleksibilitetin, shpejtësinë në ecje dhe në cilësinë e jetës. Një nga format më të përdorura praktike është edhe trajtimi i të folurit, e cila është e fokusuar në rritjen vokale që zgjat intensivisht një muaj. Këto terapi profesionale kanë për qëllim përmirësimin e shëndetit dhe cilësinë e jetës, duke i ndihmuar njerëzit me çrregullim që të marrin pjesë në shumë aktivitete jetësore sa më shumë të jetë e mundur. Trajtime alternative: Për momentin nuk ka mjaftueshëm evidenca që të sugjerojnë që akupunktura dhe praktikimi i “tai chi” të kenë ndonjë efekt te simptomat. Data 11 prill (ditëlindja e James Parkinson) është edhe dita botërore e çrregullimit të Parkinsonit. Në vitin 2005, dizenjimi i një tulipani të kuq u zgjodh nga organizatorët në mbarë botën si simboli i sëmundjes. Çrregullimi i Parkinsonit është një sëmundje e kushtueshme për shoqërinë nga ekzistenca e shumë organizatave që promovojnë një sërë punësh kërkimore dhe që përmirësojnë cilësinë e jetës së personave që vuajnë nga kjo sëmundje, si dhe për familjarët e tyre. Njerëz të famshëm me çrregullimin e Parkinsonit, të cilët kanë kontribuar duke ndërgjegjësuar dhe prekur publikun e gjerë, janë Michael J.Fox dhe Muhamed Ali.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.