Në fokus

April 20, 2019 | 8:36

Curry i bën venat dhe arteriet më të forta

Kurkurmina, e cila ndodhet te curry, mbron venat e gjakut të trurit dhe në rast iktusi hemorragjik, ka ndikim më pak të rrezikshëm.

Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga studiuesit e “Medical College of Georgia” (SHBA), të cilët deri tani i kanë arritur këto rezultate mbi kafshët laboratorike, por kanë si qëllim që ta zgjerojnë këtë eksperiment edhe te njerëzit.

Kurkurmina, efektet e forta antioksidante dhe anti-inflamatore të së cilës janë të ditura tashmë, është në gjendje të pakësojë vëllimin e trombozave (mpiksjeve që mund të bllokojnë një arterie), edhe pse studiuesit nuk i kanë ende të qarta arsyet e këtij përfitimi kaq të madh për shëndetin.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top