Shqiptarët duan të hanë në mënyrë të shëndetshme dhe u kërkojnë kompanive ushqimore më shumë informacione. Popullsia shqetësohet nga shtesat që ndodhen në ushqimet që përdorin dhe që mund të shkaktojnë patologji që më parë nuk ishin kaq të shpeshta, duke filluar me tumorin, e duke vazhduar me sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet që lidhen me funksionalitetin e tiroideve.
Ushqimi duhet të jetë një mjet parandalues i faktorëve të rrezikut të kolesterolit të lartë, tensionit të lartë, obezitetit, diabetit, tumorit.
“L’American Institute for Cancer Resarch” ka treguar që tre tumore në dhjetë shkaktohen nga zakonet e këqija ushqimore, e që ushqimet plehëra (junk), shoqatat e ushqimit jokorrekte shkaktojnë dhe përmbajnë në vetvete shumë patologji të tjera. Nitritet dhe nitratet e përdorura për ruajtjen e sallameve, përshpejtojnë shfaqjen e tumorit në stomak. Dhe aflatoksinat që çlirohen nga myku i misrit, grurit, legumeve janë përgjegjëse për tumorin e mëlçisë.
Studimet epidemiologjike tregojnë se shumë yndyrna shtazore favorizojnë sëmundjet inflamatore dhe degjenerative si: tumoret. Tashmë, ekzistojnë prova të shumta se një ushqyerje e shëndetshme duhet të fillojë që në moshë të vogël, por edhe njerëzit të cilëve u është diagnostikuar kanceri, mund të përfitojnë nga një dietë më e shëndetshme, sepse ka tumore më të ndjeshme se të tjerët nga efektet e ushqimit.
“European Prospective Investigation into Cancer and Nutrition” (EPIC) ka treguar nëpërmjet studimeve shkencore se zakonet ushqimore, sasia dhe cilësia e ushqimit ndikon në tumoret e ezofagut, të stomakut, mëlçisë, të pankreasit dhe të zorrës së trashë. Veprimi i ushqimit mbi rrezikun e kancerit është shumë i zgjeruar, sepse lloji i ushqyerjes me mungesat e vitaminave, kripërave minerale, acideve yndyrore, antioksidantëve apo dhe tepria me yndyrnat, konservantët, ngjyruesit, aromatizuesit, ndikon në gjendjen e inflamacionit që çon në çdo formë kanceri dhe në ekuilibrin hormonal, që mund të favorizojë ose pengojë zhvillimin e tumoreve të prostatës te meshkujt, ose të gjirit, vezoreve, sipërfaqeve të brendshme të uterusit, të endometriosit te femra. Një dietë e ekuilibruar eviton që të krijohen në gjak nivele të tepërta të insulinës, të hormonit të rritjes, që favorizojnë shtimin e qelizave tumorale. Ndërsa ushqime të caktuara kontribuojnë në një veprim antiinflamator që ndihmon në parandalimin që në fazat e para të krijimit të shumë tumoreve.
Efekti përfitues i fibrave, i vitaminave, oligo-elementëve dhe të antioksidantëve lehtësojnë procesin e qarkullimit të zorrëve, duke pakësuar qëndrimin në zorrë të shumë toksinave që marrim ose që bakteret mund të prodhojnë, duke neutralizuar radikalet e lira që dëmtojnë ADN-në e qelizave të trupit. Substanca të tjera ushqimore mund të favorizojnë vdekjen e programuar të qelizave dhe ngadalësojnë shtimin qelizor dhe pengojnë formimin e enëve të reja të gjakut. Të tjera ushqime përmbajnë substanca të caktuara, ndihmojnë sistemin imunitar për të kontrolluar sëmundjen dhe favorizojnë eliminimin e substancave toksike.Thelbësore është të dalloni se cilat mungesa vitaminash, kripëra minerale, antioksidantë, aminoacide, acide yndyrore kemi në brendësi të trupit tonë, që të mund të mbrohemi nga sëmundjet degjenerative dhe neurodegjenerative si: tumori, Alzheimer-i, autizmi, diabeti, infarkti dhe iktusi. Kanceri është një sëmundje e shkaktuar nga ndryshimi (mutacioni) i ADN-së: këto ndryshime mund të jenë të lindura ose mund të lindin nga faktorë të jashtëm kancerogjenë: si tymi i cigares, metalet e rënda në ajër ose në ushqime, elektrosmogu, ndërhyrjet e radiove, radiocionet. Por ekziston një gjë vendimtare që ndikon në rritjen e tumorit dhe që përcakton karakteristikat e saj klinike: MUTACIONI I ADN-së! Mutacioni i ADN-së së vetë tumorit, bën të mundur gjenerimin e formave të ndryshme dhe gradëve të ndryshme të kësaj sëmundjeje. Ndryshimi e bën tumorin kronik në një organ të caktuar, ndaj pak të rrezikshëm ose një tumor që shfaqet papritmas dhe në pak javë, nuk lë rrugë shpëtimi. Ajo që lejon identifikimin është ajo që kërkuesit e quajnë EPIGJENETIKË.
ABSTRAKT për përshkrimin e testit: Doktoreshë Clara Nervi e Departamentit të Scienze e Biotecnologie Medico-Chirurgiche, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Romës “LA SAPIENZA” e cila mbi këto argumente ka botuar studime të ndryshme dhe ka udhëhequr projekte të financuara nga AIRC shpjegon: “me epigjenetikë nënkuptojmë modifikimet që ndërhyjnë jo drejtpërdrejtë mbi sekuencën e adn-së së gjenit, por mbi strukturën e tij”. Testi i intolerancës ushqimore në ADN, na lejon të dallojmë indikimet epigjenetike! Një test i ri revolucionar, i cili nëpërmjet analizës së bulbës së flokut, bën të mundur që të njohim 800 shënues të aftë të ndikojnë modifikimet e gjeneve.
- Vitaminat, 15 më të zakonshmet
- Minerale,16
- Aminoacide, të gjitha, 23
- Antioksidantë, 23 grupe kryesore
- Acide yndyrore thelbësore: Omega 3, 6, 9
- Viruse, baktere, ënjtje, myk, parazitë
- Ushqime dhe shtesa ushqimore për t’u evituar dhe ushqime të këshilluara
- Metale toksike, substanca kimike të dëmshme, 10 dieta me 115 ushqime që përdoren dhe ushqimet që nuk duhen përdorur.
- Fusha elektromagnetike, elektrosmog, etj. 8 shtesa
- 115 ushqime të analizuara dhe ushqimet që duhen eliminuar.
Testi kryhet në mënyrë të thjeshtë dhe pa dhimbje, nga një personel shumë i kualifikuar dhe ekskluzivisht i autorizuar nga qendra e përpunimit të të dhënave, me një DRIVE që shërben për të bërë skanimin e bulbës. Ekzaminimi i bulbës së flokut duhet të bëhet brenda 3 minutave nga marrja, sepse ky është një test që bëhet menjëherë. Kjo është diferenca e parë thelbësore që bën të mundur që të marrim një fotografi të gjendjes aktuale të trupit. Dallohen 800 markatorë të indikacionit epigjenetik në 15 minuta, duke përdorur 4 fije floku. Nga këtu përpunohen grafikë, tabela, lista e intolerancave që bëjnë të mundur krijimin e një program prej 90 ditësh që ndihmon në përmirësimin e gjendjes së mirëqenies së pacientit.
Orjana Gjebrea
Bëni testin e intolerancës ushqimore në ADN, investoni në shëndetin tuaj!
Si u njohe me Intolerancën Ushqimore dhe me Dot. Anita Marku?
Njohja me testin e intolerancës ushqimore në ADN erdhi nga rrjetet sociale. U njoha me Dott.Anitën, të cilën e falënderoj dhe vlerësoj, që më shtyu më tepër për të ndjekur një regjim ushqimor të kontrolluar. Pas disa konsultave me të dhe mjeken italiane, si dhe kryerjen e disa analizave të tjera lidhur me nivelin e insulinës, (e cila në organizmin tim rezultoi me nivel mbi normalen), vendosa që në qershor të 2018 të kryeja testin e Intolerancës Ushqimore në ADN. Në këtë mënyrë u kombinua përgjigjja e testit me përgjigjen e analizës së insulinës, dhe mjekët përgatitën një dietë specifike të shoqëruar me suplemente të vitaminave dhe mineraleve.
Sa kohë t’u desh të marrësh rezultatet?
Përgjigjja e testit dhe dieta e personalizuar erdhi pas tri javësh. Që nga ai moment fillova të ndjek regjimin ushqimor me seriozitet dhe rigorozitet. Rezultatet i ndjeva që në javët e para, ndihesha më e lehtësuar, më energjike. Nuk kisha lodhje dhe as ndjenjë urie. Rezultatet ishin mbresëlënëse me ndjekjen e regjimit ushqimor, me produktet që duhet të konsumoja dhe produkteve ndaj të cilat isha intolerante dhe nuk duhej t’i konsumoja. Nga dita e kryerjes së testit, në 3 muajt e parë arrita një rënie në peshë prej 20 kg. Kontrolli mbi ushqimin nëpërmjet testit të intolerancës ushqimore është një gjë fantastike, e cila të jep mundësinë ta krijosh vetë planin ushqimor dhe ta ndjekësh çdo ditë atë. Natyrisht që kjo gjë kërkon vullnet, përkushtim dhe regjim të fortë, në mënyrë që të shijosh edhe rezultatet fantastike që mund të përfitosh.
Sa kohë u bë që po e mban këtë regjim?
Tashmë ky regjim ushqimor është kthyer në mënyrë jetesë për mua dhe për këtë gjë ndihem shumë mirë. Kam 7 muaj që e ndjek rregullisht, bazuar në konsumin e produkteve që janë të dobishme për organizmin tim dhe eliminimin e produkteve të dëmshme, ndaj të cilave jam intolerante.
Një mesazh për ata që duan të kryejnë testin.
Bazuar në përvojën time, theksoj se testi intolerancës ushqimore në ADN është investimi më i mirë që kushdo mund të bëjë për një jetë të shëndetshme. Është një test i domosdoshëm, që mund të kryhet lehtësisht nga të gjithë, dhe unë e rekomandoj fuqimisht. E sugjeroj vazhdimisht tek miqtë e mi dhe u them: Bëni testin e Intolerancës Ushqimore në ADN, dhe investoni në shëndetin tuaj!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.