Është e lehtë të ndjeheni të mbingarkuar nga gjithçka që dëgjoni për sëmundjen koronavirus 2019 (COVID-19) tani. Është gjithashtu e kuptueshme nëse edhe fëmijët tuaj ndjehen të shqetësuar.
Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë se çfarë shohin në internet ose në TV – ose duke dëgjuar nga njerëzit e tjerë – kështu që ata mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe trishtimit. Por të kesh një diskutim të hapur, mbështetës me fëmijët tuaj, mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë, të përballojnë dhe madje të japin një kontribut pozitiv për të tjerët.
Bëni pyetje të hapura dhe dëgjoni
Filloni duke e ftuar fëmijën tuaj të flasë për këtë çështje. Përpiquni të zbuloni atë që ata dinë tashmë. Shfrytëzoni rastin për t’i kujtuar ata për praktikat e mira të higjienës pa i futur frikën. Sigurojuni një mjedis të sigurt dhe lejoni që fëmija juaj të flasë lirshëm. Vizatimi, tregimet dhe aktivitetet e tjera mund të ndihmojnë për të hapur një diskutim. Më e rëndësishmja, mos minimizoni ose shmangni shqetësimet e tyre. Sigurohuni t’i pranoni ndjenjat e tyre dhe t’i siguroni që është e natyrshme të ndjehen të frikësuar për këto gjëra. Shfaqni interesin se po i dëgjoni, duke iu kushtuar vëmendjen e plotë. Sigurohuni që fëmijët të kuptojnë se mund të komunikojnë me ju dhe mësuesit e tyre sa herë që dëshirojnë.
Jini të sinqertë: shpjegojani fëmijëve të vërtetën në mënyrë miqësore
Fëmijët kanë të drejtë të marrin informacione të vërteta në lidhje me atë që po ndodh në botë, por të rriturit gjithashtu kanë përgjegjësi t’i ruajnë ata nga shqetësimi. Përdorni gjuhë të përshtatshme për moshën, shikoni reagimet e tyre dhe tregohuni të ndjeshëm ndaj nivelit të tyre të ankthit. Nëse nuk mund t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre, përpiquni për të eksploruar përgjigjet së bashku. Uebfaqet e organizatave ndërkombëtare si UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetit janë burime të mëdha informacioni. Shpjegojuni se disa informacione në internet nuk janë të sakta dhe se më mirë është t’i besoni ekspertëve.
Tregojuni atyre se si të mbrojnë veten dhe miqtë e tyre
Një nga mënyrat më të mira për t’i mbajtur fëmijët të sigurt nga koronavirusi dhe sëmundjet e tjera është thjesht inkurajimi i larjes së rregullt të duarve. Nuk ka nevojë të jetë një bisedë e frikshme. Ju gjithashtu mund t’u tregoni fëmijëve se si të mbulojnë një kollë ose teshtitje me bërryl, sqaroni se është më mirë të mos afroheni shumë me njerëz që kanë simptomat e sëmundjes dhe kërkojuni që t’ju thonë sapo të ndjejnë ethe, kollë ose kanë vështirësi në frymëmarrje.
Ofrojuni siguri
Kur shohim shumë imazhe shqetësuese në TV ose në internet, ndonjëherë mund të ndjehet sikur kriza është rreth nesh. Fëmijët mund të mos bëjnë dallimin midis pamjeve në ekran dhe realitetit të tyre personal, dhe ata mund të besojnë se janë në një rrezik të afërt. Ju mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të përballen me stresin duke krijuar mënyra që ata të luajnë dhe të pushojnë, kur është e mundur. Ruani rutinat dhe oraret e rregullta sa më shumë që të jetë e mundur, veçanërisht para se të shkojnë për të fjetur, ose të ndihmoni në krijimin e të rejave në një mjedis të ri. Nëse jeni duke përjetuar një ‘shpërthim’ në zonën tuaj, kujtojuni fëmijëve që ata nuk kanë gjasa të preken nga sëmundja, se shumica e njerëzve që kanë koronavirus nuk sëmuren shumë, dhe se shumë të rritur po punojnë shumë për të mbajtur familjen tuaj të sigurt. Nëse fëmija juaj ndihet mirë, shpjegoni që ata duhet të qëndrojnë në shtëpi, sepse është më e sigurt për ta dhe miqtë e tyre. Sigurojini ata se e dini që është e vështirë (ndoshta e frikshme apo edhe e mërzitshme) ndonjëherë, por që ndjekja e rregullave do t’ju ndihmojë që të qëndroni të gjithë të sigurt.
Kontrolloni nëse ata po përjetojnë apo përhapin stigmë
Përhapja e koronavirusit ka sjellë me vete raporte të shumta për diskriminimin racor në të gjithë botën, kështu që është e rëndësishme të kontrolloni që fëmijët tuaj as nuk po përjetojnë dhe as nuk kontribuojnë në ngacmim. Shpjegojuni se koronavirusi nuk ka asnjë lidhje me atë që duket dikush, nga janë ose me cilën gjuhë flasin. Nëse në shkollë janë thirrur me emra ose janë ngacmuar, duhet të ndjehen të qetë duke i thënë një të rrituri të cilit i besojnë.
Kujtojuni fëmijëve tuaj që të gjithë meritojnë të jenë të sigurt në shkollë. Ngacmimi është gjithmonë i gabuar dhe ne duhet të bëjmë pjesën që na takon për të përhapur mirësinë dhe mbështetur njëri-tjetrin.
Jepni shembuj ndihmues
Është e rëndësishme që fëmijët të dinë që njerëzit po ndihmojnë njëri-tjetrin me akte mirësie dhe bujarie. Ndani histori të punonjësve shëndetësorë, shkencëtarëve dhe të rinjve, ndër të tjera, të cilët po punojnë për të ndaluar shpërthimin dhe për të mbajtur komunitetin të sigurt. Mund të jetë një ngushëllim i madh të dini se njerëzit e dhembshur po ndërmarrin veprime.
Kujdesuni për veten tuaj
Do të jeni në gjendje t’i ndihmoni fëmijët tuaj më mirë nëse do përballeni gjithashtu. Fëmijët do të marrin përgjigjen tuaj mes lajmeve, kështu që i ndihmon ata të dinë se jeni i qetë dhe i kontrolluar. Nëse ndjeheni të shqetësuar ose të mërzitur, merrni kohë për veten tuaj dhe afrojuni familjes, miqve dhe njerëzve të besuar në komunitetin tuaj. Merrni kohë për të bërë gjëra që ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të rekuperoni.
Mbyllini bisedat me kujdes
Është e rëndësishme të dini se nuk po i lëmë fëmijët në gjendje shqetësimi. Ndërsa biseda juaj përfundon, përpiquni të matni nivelin e tyre të ankthit duke parë gjuhën e tyre të trupit, duke marrë parasysh nëse ata po përdorin tonin e tyre të zakonshëm të zërit dhe frymëmarrjen.
Kujtojuni fëmijëve tuaj se ata mund të kenë biseda të tjera të vështira me ju në çdo kohë. Kujtojuni që juve ju interesojnë, i dëgjoni dhe se jeni në dispozicion sa herë që ata të ndjehen të shqetësuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.