Mirëqenie

June 16, 2018 | 12:42

Dallimet kryesore midis shqetësimit dhe ankthit

Nëse shpesh e kap veten duke u shqetësuar shumë për gjërat e përditshme, të vogla, kujtoni se nuk jeni i vetmi person dhe nuk ka asgjë nga e cila duhet të keni frikë. Shqetësimi shpesh ngatërrohet  me ankthin dhe shumë njerëz mendojnë se janë e njëjta gjë.

Megjithatë, më poshtë  janë renditur  dallimet kryesore midis shqetësimit dhe ankthit.

1.Shqetësimi është specifik, ndërsa ankthi është i përgjithshëm.

2.Shqetësimi ndikon vetëm në trurin tonë, por ankthi ndikon në të gjithë trupin.

3.Shqetësimi stimulon të menduarit e një zgjidhjeje të mundshme të problemeve, ankthi nuk e bën këtë.

4.Shqetësimi shkakton stres të evitueshëm, kurse ankthi shkakton vuajtje të mëdha.

5.Shqetësimi bazohet në realitet, por ankthi jo.

6.Shqetësimi është më i kontrollueshëm sesa ankthi.

7.Shqetësimi është më i përkohshëm kurse ankthi është i gjatë.

8.Shqetësimi nuk ndikon në punë dhe në jetën e përditshme, ndryshe nga ankthi.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top