Shpesh, kur jemi në shoqërinë e të tjerëve, sakrifikomëjmë nevojat tona për të kënaqur miqtë. Për shembull, kemi nevojë për gjumë, por e shmangim, sepse miqtë duan të qëndrojmë vonë, ose ne jemi të uritur, por presim të tjerët, që të hamë darkë.
Megjithatë një person me vetëvlerësim preferon kënaqësinë në vend të dhimbjes dhe u thotë shokëve të tij: “Unë jam i kënaqur që qëndrova me ju, por tani jam i lodhur dhe po shkoj të pushoj”, ose “Unë po ha pak para se të shtrojmë darkën”. Ai gjithmonë gjen një moment për veten .
Person me vetëbesim të mirë, të dhëna pozitive
-Ai beson në vlerat dhe parimet e caktuara, por është i gatshëm t’i ndryshojë ato për përvoja të tjera.
-Ai është në gjendje të veprojë siç e mendon të drejtë pa ndjenjë faji, nëse dikush tjetër nuk pajtohet me të.
-Ai jeton sa më shumë që të jetë e mundur në të tashmen, duke lënë mënjanë të kaluarën dhe nuk shqetësohet shumë për të ardhmen.
-Ai ka besim në aftësitë e tij, por është i gatshëm të kërkojë ndihmë kur është e nevojshme.
-Krahasohet me të tjerët në mënyrë të qetë, vetëm në aspekte të caktuara, duke u përpjekur për të mësuar nga të tjerët, megjithatë, ndjehet i barabartë me të tjerët dhe duke shmangur ndjenjat e inferioritetit dhe superioritetit.
-Ai nuk i manipulonr të tjerët, por bashkëpunon me ta.
-Ai njeh dhe pranon në vetvete praninë e emocioneve dhe ndjenjat pozitive dhe negative si pjesë e jetës së të gjitha qenieve njerëzore.
-U gëzohet aktiviteteve të ndryshme dhe është fleksibël.
-Është i ndjeshëm për ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve.
Personi me vetëbesim të ulët, të dhëna negative
-Vazhdimisht tenton të kritikojë veten për çdo gabi
-Është tepër i ndjeshëm ndaj kritikave dhe ofendohet lehtë.
-Është i pavendosur dhe nuk e di se çfarë të bëjë.
-Ai gjithmonë duhet të pranohet nga të tjerët dhe i frikësohet gjykimit të tyre
– Është një perfeksionist dhe kështu kurrë nuk është i kënaqur me veten e tij.
-Ai shpesh ndihet fajtor dhe ekzagjeron shkallën e gabimeve të tij.
-Është gjithmonë armiqësor, nervoz dhe shpërthen lehtë edhe për gjëra të parëndësishme.
-Ka tendenca depresive, ai sheh gjithçka zi … jeta e tij, e ardhmja, është i prirur për një indiferencë të përgjithshme për kënaqësinë e jetesës dhe të vetë jetës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.