Vera është koha që të gjithë i fton në epsh dhe buzëqeshje. Megjithatë, mos e paguani shtrenjtë lumturinë e çastit! A është ylli juaj i mbrëmjes i lirë apo është në kërkim të gjahut vetëm për t’u argëtuar? Mësoni gjuhën e trupit.
Derisa jeni duke biseduar, vështrojeni me kujdes dhe do të mësoni. Nëse nuk është i sinqertë, këto gjëra do ta zbulojnë!
Shikimi
Nëse po thotë të vërtetën, do t’ju shikojë drejt në sy, ndërkaq bebëzat e syve do t’i ketë të madhësisë normale. Pas përgjigjes tuaj akoma do të vazhdojë t’ju shikojë. Njerëzit të cilët nuk thonë të vërtetën, kanë mësuar komunikimin joverbal, janë të vetëdijshëm që shikimi do t’i tradhtojë. Prandaj dinë që duhet patjetër t’ju shikojnë në sy, mirëpo gënjeshtra, e sapo thënë, thjesht i detyron që menjëherë të kthejnë shikimin anash.
Sa ju dëshiron?
Gjunjët e tij do të jenë të kthyer në drejtim tuajin, gjë që tregon interesim. Sepse, trupi tregon atë që dëshiron shpirti. Gjithashtu, supet e tij do të jenë të kthyera në drejtim të supeve tuaja – kjo do të thotë: Po më pëlqen!
A ju dëgjon vërtet?
Personi i cili ju dëgjon me kujdes, do të ulë kokën në njërën anë! Kjo ju tregon që ai mashkull dëshiron të krijojë me ju lidhje të thellë. Gjithashtu, mund të lëkundë kokën në shenjë pëlqimi me ju.
Prekja është kryesore
Të dëshiroj! – nuk është e thënë të ta thotë, sepse këtë do ta tregojë me prekjen e flokëve tuaj, supeve ose dorës. Mashkulli që ju pëlqen ka nevojë t’ju ndiejë dhe t’ju marrë erë. Këto prekje janë edhe shprehje e respektit.
Pëshpëritje e butë
Fjalët e buta, të qeta janë vetëm pretekst që t’ju gjendet në zonën e afshit, mirëpo gjithashtu i duhet siguria që po shkon në drejtim të duhur. Duke e njohur anatominë femërore, ai e di që qafa juaj është vendi i afshit dhe nuk ka përgjigje më të mirë se reagimi juaj ndaj afërsisë!
Tema e bisedës
Dëgjoni me kujdes se si flet për veten, sepse secili nga ne dëshiron që të prezantohet në mënyrën më të mirë dhe të vërtetën dimë edhe ta zbukurojmë! Çdo gjë që flet me kujdes dëgjojeni. Mashkulli i cili nuk dëshiron që të lidhet shpirtërisht, mbështetet në pasurinë e tij, titullin dhe statusin. Ai nuk interesohet shumë për jetën tuaj, por në prezantimin e vetes.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.