Prind nuk lind, e megjithatë të tillë nuk të bën as lindja e një fëmije. Është një rrugë shumë e gjatë, e mundimshme dhe jo pa sakrifica. Mbi të gjitha është përgjegjësia e pashpjegueshme e të rriturit të një fëmije dhe edukimit të tij, pa përmendur këtu dashurinë e madhe që i lidh të dyja palët. Të kërkosh të vendosësh një raport me përjetimet prej problemeve apo ndodhive në jetën e fëmijës, është ndoshta akoma edhe më e vështirë për një prind. Edhe nëse kjo dashuri ekziston dhe është shumë e fortë, nëse prindi nuk e shpreh hapur para fëmijës së tij, ajo nuk do ta ketë efektin e saj të duhur sikurse do të jetë pengesë për realizimin e ndjenjave të ngrohta në mes fëmijës dhe familjes së tij. Lidhja dhe dashuria e një çifti dhe, më pas ajo prind–fëmijë, është një prej atyre lidhjeve të forta, të pashpjegueshme, së cilës shpesh kërkuesit janë munduar t’i gjejnë një tjetër shkak, veç faktit së vazhdimësisë jetësore, për t’i dhënë përgjigje pyetjes së përse është kështu siç është, e fortë, edhe në rastet kur nuk është tërësisht e shëndoshë dhe e konsoliduar.
STUDIM: PRIND-FËMIJË, LIDHJA E BAZUAR NË INSTINKT
Rezultatet e këtij studimi amerikan, të prezantuara gjerësisht në Konventën e Shoqatës së Psikologëve Amerikanë, nuk lënë vend për dyshime: në dhjetë prindër, të cilët minimalisht kishin nga një fëmijë, me një problem të rëndësishëm në jetën e tij, shtatë prindër kishin vuajtur probleme me shëndetin fizik dhe mendor, si pasojë e problemeve të fëmijëve të tyre. Prindërit, fëmijët e të cilëve kishin arritur të afirmoheshin në punën e tyre, në fushën ekonomike, sociale e më gjerë, gëzonin një shëndet të mirë. Edhe pse disa mendojnë që mënyra e shprehjes së dashurisë prindërore ndaj fëmijës kufizohet në fjalë, shikim, përqafim, buzëqeshje, të cilat shprehin dashuri ndaj fëmijës, këtu do të përpiqemi të përmendim edhe disa mënyra të tjera, të cilat kanë efektin e tyre shumë pozitiv në ndërtimin dhe shprehjen e dashurisë së prindërve ndaj fëmijëve të tyre.
“Mendo mirë se dashuria e çiftit ndikon ndaj fëmijëve e nuk duhet të kushtëzohet nga asgjë. Kurrë mos e ndërlidh shprehjen tënde të dua sepse ke marrë notë të lartë në shkollë, ose t’i thuash se unë nuk të dua nëse ti vepron kështu. Ti me këtë shprehje, dashurinë ndaj fëmijës tënd e ke zbehur, sepse në realitet ke zbehur sigurinë tënde për dashurinë që ke ndaj fëmijës tënd dhe, përveç të tjerash, ke gabuar rrugën që e nxit fëmijën për të dëgjuar, për t’u përmbajtur dhe për respekt”.
ÇDO PRINDI NUK I MUNGON DASHURIA PËR FËMIJËN
Jam shumë e sigurt që dashuria e çdo prindi për fëmijët nuk ka limit. Këshillat e tyre për mirë, ngjasojnë me përkëdheljet që merren çdo sekondë kur je i/e vogël, me atë zërin melankolik të mamit që të vë në gjumë. Ai entuziazmi i tyre aq i madh kur vijmë në jetë, sidomos kur jemi fëmija i parë. Baballarët nuk durojnë dot nga emocioni i tyre i madh dhe lotët u shkojnë rrëke. Në atë moment mbizotëron vetëm dashuria, lumturia, gëzimi i tyre, për vrazhdësi, inat apo mërzitje nuk ka vend. Zemrat e tyre gati sa s’po dalin nga vendi. Ato rrahjet aq të shpejta nga emocioni i madh. Mos përmendim pastaj dhe bisedat e tyre për tiparet e të porsalindurit. Mami dhe babi janë në dilemë të madhe për fizikun e bebit. “Hunda e vockël,vetullat, qerpikët, më ka ngjarë mua”, thotë mami. Ndërsa babit nuk i kanë kaluar akoma ato emocio – net dhe rri i heshtur në qoshe, duke përkëdhelur flokët e bebit. Jam krenare për ata dy yje që kam, dua të ndjek shembullin e tyre dhe dua të jem kopja e tyre. Por a janë krenarë prindërit e mi për mua? A i kam bërë gjithnjë të lumtur? Këto janë disa pyetje ndërgjegjeje që shpesh i bëjnë fëmijët vetes së tyre. Njëkohësisht, kjo vlen dhe për prindërit dhe ata çifte që ndërtojnë atë urën e dashurisë dhe të mirëkupt – imit që në fillesën e parë, kur fëmija vjen në jetë. E ç’mund të thuash për prindërit e për ta. Ata janë gji – thçka që fëmija ka, ata janë të vetmit që këshillojnë në mënyrën më të mirë që mund të ekzistojë. Janë ilaçi im i vetëm që mund të më shërojë. Vetëm kur fëmijët rriten, kuptojnë se sa e vështirë është të jesh një prind i mirë e të realizosh një prej qëllimeve më të vështira në jetë, të rrisësh e edukosh fëmijët. Nuk ka shkolla e as disiplina që të mësojnë si të jesh një prind i mirë, por ajo që theksohet është gjithnjë ndjekja e instinktit prindëror. Është pikëris – ht kjo lidhje, e cila nuk shpjegohet dot nga shkenca, por që kurrsesi nuk i mohohet ekzistenca. Nuk ka metodë më të mirë për të rritur një fëmijë, se sa t’i tregosh atij, në çdo hap të jetës, dashurinë dhe përk – ujdesjen prindërore, faktin që ti je aty për atë dhe së bashku do të dini si të përballoni momentet e tij më të vështira. Është shumë e rëndësishme për jetën dhe shëndetin psikofizik të të dyja palëve, të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, sado të vogla të jenë, sepse pasojat në shëndetin e të dyja palëve janë jo pak të vogla. Megjithatë, sipas psikologëve, ata të cilët i vuajnë më shumë pasojat e këtyre konflikteve, janë gjithnjë prindërit, e më pak fëmijët, të cilët këtë gjë e kuptojnë vetëm atëherë kur bëhen prindër vetë. Dashuria dhe harmonia mes çiftit është motivim, një zanafillë e të ardhmes për fëmijën, pasi ai rritet me përkujdesjen, forcën e traditën aq të mirë prindërore të secilit. Gjithçka kombinohet aq bukur kur prindërit ushqejnë fëmijën apo kur ndahen përgjegjësitë mes çiftit mbi fëmijën. Përkujdesja dhe kujdesi i shkollës apo shoqërimi për në çerdhe, kopsht dhe në shkollë është një gëzim shumë i madh për fëmijën.
Ambienti familjar, komunikimi mes dy partnerëve dhe dashuria mes çiftit është çelësi i harmonisë dhe i sukseseve të fëmijës. Të dy partnerët dhe secili nga dy prindërit ka atë do – methënien dhe vlerën e vet në familje. Nëna është fryma dhe këshillat amësore mbeten më të vyerat në jetë që fëmija ka nevojë në çdo kohë. Figura e babait gjithnjë shihet me autoritet në familje, si kreu i tavo – linës, gjithnjë vendosës dhe plot fisnikëri në vendimet që merren mbi familjen. Në këto raste bisedash me të nuk duhen përdorur fjalë të rënda, por vetëm fjalë dashurie dhe gjëra të bukura, të cilat pozitivisht do të ndikonin te fëmija. Të mos shprehin shqetësimin dhe brutalitetin e tyre ndaj tij kur ai të thyejë apo prishë diçka shumë me rëndësi, sepse kjo fut frikë te fëmija. Gjithçka që manifestohet te një çift pasqyrohet më pas te fëmija. Çifte të lumtur do të thotë marrëdhënie apo prindër për të pasur dhe për të edukuar dhe rritur fëmijë të lumtur. Ky zinxhir ndjenje pasohet aq poziti – visht te fëmija dhe është afërsia më e madhe psikolo – gjike që ndikon në mirërritjen e fëmijës dhe gjendjen shpirtërore të tyre. Raporti dhe instinkti prind-fëmijë është ajo lidhje e ngushtë, e përjetshme mes tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.