Dëshmi

May 8, 2021 | 8:13

Dashuria e përjetshme ekziston me të vërtetë, ja çfarë bën Margaret për të dëgjuar zërin e bashkëshortit të ndjerë

Në Londër është një grua që çdo ditë futet në metro dhe ulet në platformë vetëm për të dëgjuar njoftimin e regjistruar nga bashkëshorti i saj në vitin e largët 1950.

Margaret McCollum pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Osvald Laurence, ulet në stol dhe pret të dëgjojë se regjistrimin qw u bë një nga më të famshmit “Mind the gap” të Londrës (vëmendje ndaj hapësirës midis trenit dhe stolit).

1

Në vitin 2003 Osvald vdiq duke lënë një boshllëk të madh në zemrën e Margaret.

Por nga një ditë në tjetrën, pas më shumë se gjysmë shekulli, ai zë është zëvendësuar nga një regjistrim elektronik bosh, i ftohtë. Nisur nga diskomforti, Margaret bëri një kërkesë për atë kasetë në Kompaninë e Transportit Nëntokësor në Londër, për të vazhduar të dëgjojë zërin e burrit në shtëpinë e saj.

Por kur shoqëria mësoi historinë e saj emocionuese, vendosi të rikthejë njoftimin në ndalesën e vetme pranë shtëpisë ku jeton gruaja, pikërisht në ndalesën e Linjës Veriore të Embanksmentit, ku sot të gjithë pasagjerët mund të dëgjojnë zërin e Osvald Laurence dhe të mendojnë se dashuria e përjetshme ekziston me të vërtetë.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi BritishUK

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top