Në fokus

April 25, 2019 | 11:17

Dashuria e vërtetë nuk shkon, kush të do qëndron dhe përballet me gjithçka

Kur përfundon një marrëdhënie dashurie dhe njëri prej dy partnerëve e lë tjetrin për të filluar një histori të re, mund të ndodhë që pas një kohe të kthehen. Në këto situata shumë prej atyre që kanë mbetur detyrohen të falin, të rihapin dyert e shtëpive të tyre, t’i japin një shans të ri dashurisë.

Kur bëjnë këtë, ata nuk hezitojnë të gjejnë një sërë justifikimesh: “ai ende më do”, “u pendua”, “më në fund e kuptoi”. Duke pasur parasysh se çdo situatë është e ndryshme nga një tjetër, do të duhej një kujdes më i madh nga ana e atyre që, janë të gatshëm të rifillojnë një histori dashurie sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë të eksperimentojë

Nuk duhet që mendimi i mëposhtëm të jetë, një himn për cinizëm. Sigurisht, ata që kthehen pas largimit e bëjnë këtë, shpesh, sepse nuk gjetën atë që mendonin se do të gjenin.

Shkrimtari i madh Miguel de Cervantes shkroi: “Pajtimi më i keq me divorcin më të mirë është më i preferueshëm”.

Por nëse kjo mund të ketë vlerë në çiftet me fëmijë, kur mendimi kryesor ka të bëjë me stabilitetin emocional të fëmijëve, në shumë raste të tjera kjo teori nuk është e vlefshme. Është e lehtë të jeni së bashku kur çdo gjë është trëndafila dhe lule, kur jeton pa ndonjë problem, por dashuria është shumë më tepër.

Demonstroni lidhjen dhe besnikërinë ndaj dikujt kur takoni lotët e parë dhe dielli do përpiqet të shkëlqejë përsëri. Sigurisht, duke parë të dhënat mbi ndarjet dhe shkurorëzimet në vendin tonë, duket sikur një histori dashurie nis për argëtim. Të dhënat për divorce jo vetëm që rriten vazhdimisht, por edhe koha e procedurave po zvogëlohet ndjeshëm. Mbi 70% e çifteve, pas një ndarjeje, kanë tendencë të kthehen së bashku!

Justifikoni pajtimin si një fillim të ri.

Disa harrojnë që nuk janë kushtet, substanca që e mbajnë një çift së bashku. Këto vetëm e forojnë atë përballë përvojave të ndryshme me të cilat përballet. Më pas duhet thënë se një person që me të vërtetë të do, nuk heq dorë që në vështirësinë e parë që has. Pikërisht në këtë moment duket lidhja e vërtetë, intensiteti i dashurisë.

Dëshira për ta vendosur çiftin në vend të parë, dialogun, aftësinë për të vënë në dyshim veten dhe për të ndryshuar disa qëndrime, përbën një bazë të fortë për një çift për të kapërcyer krizat e pashmangshme që dalin në rrugë. Nuk është ikja nga shpërthimi i parë i erës ajo që tregon intensitetin e një ndjenje, si dashuria.

Vazhdimi i një marrëdhënieje sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke pranuar një kthim me të njëjtën lehtësi me të cilën keni lënë nuk është thjesht një çështje krenarie. Kjo do të thotë jo vetëm që nuk e vlerëson veten, për shkak të frikës së të qenit i vetëm, por nuk ke konsideratën e duhur të konceptit të dashurisë dhe të një çifti që gjithnjë e më shumë duket se përfundon në një intensitet shumë të ulët.

“Kur dashuria ju thërret, ndiqeni atë, edhe nëse shpesh ka rrugë të pjerrëta dhe të vështira …” Kështu tha Gibran, dhe ne kështu duhet të bëjmë.

 

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top