Këshilla & Arsye

August 20, 2016 | 9:35

Dashuria është çështje ADN-je

Si biem në dashuri? Përse ndizet shkëndija për një person të caktuar dhe jo për një tjetër? Psikologët, filozofët, shkrimtarët, por edhe shkencëtarët, gjithmonë bëjnë pyetje mbi dinamikat që janë në bazë të dashurisë. Dhe është pikërisht një kërkues i Universitetit të Floridas, Mohamed Kabbaj, krijuesi i një teorie të re mbi këtë argument. Sipas tij, dashuria është një mekanizëm gjenetik. Ajo që krijon ndjenjën mes dy personave, në fakt është variacioni në nivel ADN-je që aktivizon dy gjene kyçe për sjelljen rreth bashkimit dhe besnikërisë. Ky studim është bërë mbi kafshë kavie, minj të fushave amerikane, të përzgjedhur jo rastësisht, por sepse kafshët janë në gjendje të vendosin raporte monogame dhe jetëgjata. Ky studim është botuar së fundmi në revistën “Nature Neuroscience”. Rezultatet e kërkimit kanë nxjerrë në pah se si formimi i një çifti jetëgjatë bëhet menjëherë pasi kafshët janë bashkuar në të njëjtin vend dhe pas modifikimeve gjenetike është shtuar aktiviteti i dy gjeneve: oksitosina dhe vazopresina.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top