Asnjë martesë nuk është perfekte. Disa durojnë uljet dhe ngritjet, disa bien në një nga arsyet për divorc ose më shumë se kaq. Problemet mundet e duhet të evitohen dhe të mendohet të zgjidhet me qëllimin për të arritur në një kompromis të kuptuar për të dy palët, i cili do të sjellë rezultate pozitive në të ardhmen. Ka shumë arsye të cilat përfundojnë me shkurorëzim të çiftit. Po përmend disa prej tyre. Çiftet, të cilat ndeshen me dallime të mëdha në lidhje me prioritetet e jetës së tyre, duhet të ulen dhe të përpiqen të ndalin në një nivel të mesëm dhe të pranueshëm të kompromisit. Martesa, familjet e origjinës dhe droga, me siguri nuk përzihen mirë. Vartësitë jo vetëm kanë efekte degraduese mbi vetë imazhin e tij, por edhe për bashkëshortët e tyre, të cilët duke qenë të varur, largohen nga problemet e familjes, miqve dhe të afërmve. Një zgjidhje për të shpëtuar familjen, por po aq dhe vëmendje të menjëhershme, duhet t’u kushtojnë dhe aspektit profesional.
• Çështja për rritjen e fëmijëve mbetet një nga problemet e rritjes së tyre, e cila sjell përçarje në martesa të shumta. Një nga mënyrat për të mirëmenaxhuar gjithë këtë është që të shkruani përgjegjësitë dhe t’i ndani ato në mënyrë të drejtë. Në shumë raste, mërzitja mund të bëhet shumë më e dukshme dhe e patolerueshme pas viteve të gjata në martesë. Çiftet në këtë situatë duhet të përpiqen për ta festuar martesën e tyre shpesh dhe mos harroni se gjërat e mira dhe arritjet që janë bërë më parë nxisin bashkimin. Kjo do ta zhvendosë vëmendjen negative në pozitive. Sepse mërzitja nuk është justifikim i mjaftueshëm për të prishur martesën. Në të tilla raste rekomandohet një pushim i shkurtër reflektimi.
• Shumë çifte ndahen për shkak se nuk kënaqen në jetën seksuale, si dhe sepse nuk arrijnë të lindin fëmijë. Ndaj edhe çështje të tilla duhet të konsultohen me specialistë që mund të sjellin kapërcimin e tyre. Çiftet e martuara, nëse ato janë të lumtur apo jo, mund të ketë mosmarrëveshje mbi çështjet e vogla financiare, përgjegjësitë e përbashkëta ekonomike apo status të barabartë monetar. Paraja nuk mund të jetë gjithmonë shkaku kryesor. Në çdo rast, ajo është ende një kontribuues i rëndësishëm dhe duhet të menaxhohet me ndershmëri nga të dyja anët, mirëkuptim reciprok dhe një dozë të vogël kompromisi.
• Abuzimet fizike, psikologjike ose emocionale që vijnë në forma të ndryshme, ndryshojnë nga çifti në çift, si dhe nga familja në familje. Abuzimi është një nga arsyet e zakonshme për shkurorëzim. Është e rëndësishme për çdo person, i cili po përballet me ndonjë formë abuzimi, të kërkojë ndihmë të menjëhershme. Çiftet që kanë probleme të komunikimit, të cilat zakonisht çojnë në ndarje dhe shkatërrim, nuk janë në gjendje të gjejnë në mes tyre dy pika të mesme mirëkuptimi. Dhe përsëri kjo e gjitha është e kompromentuar edhe në gjetjen e një ekuilibri në mes.
• Pabesia, apo siç zakonisht njihet “mashtrimi”, është në krye të listës së arsyeve për divorc. Shkurorëzimi është i vështirë si për prindërit, edhe për fëmijët. Megjithëse, reagimet emocionale të fëmijëve zakonisht varen nga mosha e tyre në periudhën kur ndodh divorci. Shumë fëmijë përjetojnë trishtim, zemërim e ankth dhe kjo nuk është e pazakontë të manifestohet me sjelljen e tyre. Gjatë procesit të ndarjes, fëmijët mund të kenë shumë reagime emocionale. Zakonisht, hidhërimi i tyre shfaqet me mospranim dhe heshtje, me kthimin mbrapa, me lodhje fizike, me ndjenjën e fajit dhe me veprime armiqësore, me gjendje paniku, alarmi dhe konfuzion. Fëmijët e përjetojnë keq ndarjen e prindërve, pavarësisht nga mosha apo seksi. Çfarëdo marrëveshje që të zgjidhet, nevojat e fëmijës suaj duhet të kenë gjithmonë përparësi. Duhet të shmangni betejën rutinë në raste të tilla për të fituar mbi ish-bashkëshortin/en tuaj, duhet të merrni parasysh dëshirat dhe nevojat e fëmijës në raste festash, ditëlindjesh, pushimesh, të jenë ata të cilët mund të marrin vendimet se me kë duan të qëndrojnë dhe nëse duan të jenë të dy prindërit në gëzime, festa apo edhe ditëlindjet e tyre.
Në shumicën e rasteve do t’i këshilloja prindërit me fëmijë të mos e prishnin martesën dhe t’i mbijetonin pa u ndarë për hir të fëmijëve. Suksesi i madh i një martese të suksesshme, është t’i trajtosh të gjitha shkatërrimet si incidente dhe asnjë prej incidenteve si shkatërrime.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.