Nuk ka neutralizues më të madh ndaj pakënaqësive se sa të qenit i gjallë nga dashuria. Nuk ka vend më të shkëlqyer për të gjetur kuptimin në rastësinë e gjithçkaje, se sa dashuria. Nuk flas për dashurinë me arushë apo zemrat. Jam duke folur për dashurinë si një motivuese magnetike që të shtyn përpara. Ajo ka një fuqi masive të tillë, saqë mund të hedhësh peshën e trupit dhe shpirtin tënd mbi të.
Ti i beson asaj sepse e di se është me të vërtetë e rëndësishme. Kjo dashuri kaq e fortë është në të gjitha fushat e jetës suaj, dhe shpirti juaj e di se është e pamposhtur. Dashuria që siguron, na bën të jemi të mirë dhe të mëshirshëm në vlerat që qëndrojnë pas gjithë përpjekjeve tona. Po flas për identifikimin e 360 gradëve të dashurisë që do t’ju tërheqë përpara me energji të fuqishme.
Ka tri fusha dashurie për t’u përqendruar, në krijimin e ndjenjës së tërësisë dhe integrimit në botën tuaj. Sapo të identifikohen, këto tri dashuri të mëdha të jetës suaj formojnë një busull të fuqishme dhe gjithnjë e në zhvillim. Ato do ju mbajnë në rrugën e duhur dhe në vendin e vet. Nuk ka mënyrë më të fuqishme për ta menaxhuar dhe për të gjetur një ndjenjë të integrimit të thellë brenda vetes. Integrimi vjen kur vlerat dhe dëshirat tuaja – dashuritë tuaja – po ju drejtojnë. Dashuria transformon pakënaqësinë, nga paraliza apo boshësia ku mund të gjendet.
Ne biem në dashuri me shumë njerëz dhe gjëra, por në fund të fundit, ka tri dashuri të mëdha të jetës:
Vetë-dhembshuria, që do të thotë të jesh i vetëdijshëm, i sjellshëm dhe jo i dhunshëm ndaj vetes në fjalët dhe veprimet e tua, duke përfshirë të menduarit e modeleve e mendimeve vetë-mposhtëse;
Marrëdhëniet e ndërgjegjshme – duke ushqyer lidhje kuptimplote me qenie të tjera (kafshë, mineral, perime apo shpirtërore);
Rrjedha, në zbulimin dhe dhënien e vetes ndaj aktiviteteve ose punëve që doni të bëni, në të cilat koha shkrihet dhe ju bashkoheni me objektin e vëmendjes tuaj.
Njohja e tri dashurive, duke ditur saktësisht se çfarë janë për ju, dhe ku t’i gjeni ato, janë çelësi për lumturinë më të madhe. Është gjithashtu antidota më e madhe. Pse duhen? Sepse ne duam të shpenzojmë më shumë kohë duke bërë atë që duam; duke qenë me qeniet që duam; për të qenë ndjenja më e mirë për veten tonë. Pra, pse të mos i japim përparësi këtyre dëshirave dhe të lejojmë që tri dashuritë kryesore të udhëheqin drejtimin tonë në jetë?! Përdorimi i tyre si udhërrëfyes do të pasqyrohet në mënyrë organike në vetë-përqendrim, vetëkontroll dhe vetëmbështetje në shumë zgjedhje.
Të motivuarit nga dashuria do të thotë të njohësh më mirë veten, duke aktivizuar forcat tuaja më të thella dhe duke eliminuar konfuzionin dhe stresin për rrugën e jetës suaj. Të jetuarit me këto tri dashuri, do të thotë të njohësh se je në rrugë të mbarë, sepse përgjithësisht je duke jetuar një jetë me angazhim të pasionuar, dhe pakënaqësia bëhet ndonjëherë një ndihmës se sa një armik i vazhdueshëm.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.