Marrëdhënie

October 10, 2016 | 10:03

Dashuria ka 5 faza-në cilën jeni ju?

Jed Diamond, një psikolog, i njohur ka arritur në një konkluzion pas 40 vitesh kërkimesh klinike, se shumica e njerëzve në fakt arrijnë ta gjejnë dashurinë e vërtetë në jetën e tyre. Diamond ka përdorur 40 vitet e tij të përvojës si një ekspert marrëdhëniesh, për të përcaktuar pesë faza.

Ja cilat janë ato:

1. Të biesh në dashuri

2

Të biesh në dashuri është faza kur e sheh veten tek jeton mes një reje hormonesh të lumtura. Është koha kur i projekton të gjitha dëshirat dhe shpresat tek partneri. Ai/ajo bëhet me shpejtësi njeriu ideal; nuk ka asnjë lloj defekti në sytë e tu. Ti besoj se ai/ajo do të jetë në gjendje gjithmonë të plotësojë çdo dëshirë, dhe ti beson çdo fjalë që ai thotë. Besimi në dashurinë e vërtetë të bën që të mos dëgjosh asnjë zë skeptik në këtë moment.

2. Të bëhesh çift

3

Në këtë fazë dashuria bëhet më e fortë. Filloni ta njihni njëri-tjetrin më mirë dhe prezenca juaj nis të ketë efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është koha e bashkimit dhe lumturisë. Në një pikë të caktuar, pas muajsh apo vitesh bashkëjetesë, kjo fazë mund të shoqërohet me ardhjen në jetë të një fëmijë, që vetëm sa e forcon më tepër lidhjen mes jush. Ndiheni të mbrojtur dhe të dëshiruar. Dhe, beson se përfundimisht ke gjetur njeriun që bën për ty, se lidhja jote është vendosur nga fati.

3. Zhgënjimi

4

Kjo është periudha kur shpresat tuaja nisin të thërrmohen. Momenti kur të duket sikur ndjenjat e tua mund të zhduken për të mos u kthyer më. Partneri të duket i paparashikueshëm dhe sjellja e tij të mërzit në mënyra të ndryshme. Nis të ndiesh se do të shkëputesh prej tij ose i thua vetes se nuk është njeriu i duhur për ty. Të duket se nuk ka asnjë arsye të torturosh veten dhe partnerin.

4. Krijimi i ‘ dashurisë së qëndrueshme’ ‘reale’

5

Nëse i mbyll sytë dhe përpiqesh të kalosh të gjitha pengesat në lidhjen tënde, mund të mbërrish në këtë fazë. Mendja jote tashmë është e lirë nga iluzionet të cilat i kishe projektuar tek partneri yt në fazat pararendëse. Personi që qëndron përballë teje nuk është ai me të cilin imagjinoje të ishe, por është një person real. Ti i pranon, dhe ç’është më e rëndësishmja, i kupton të metat e tij. Tani është momenti të shërohesh dhe të kalosh në fazën tjetër.

5. Të përdorësh fuqinë e dy njerëzve për të ndryshuar botën

6

Tani që e ke kuptuar se ke mësuar të kapërcesh mosmarrëveshjet dhe duke gjetur një lidhje të thellë, të fortë e të qëndrueshme, do të arrish në një përfundim edhe më çliruese: se të dy ju keni fuqinë për të ndryshuar diçka në këtë botë. Nuk do të jetoni së bashku vetëm për hir të njeri-tjetrit, por do të bëni një jetë në çift për hir të një kauze më të madhe. Mund të jetë që punoni bashkë, shkruani bashkë, krijoni diçka bashkë – mund të jetë gjithçka. Por vetëm kur filloni të funksiononi si një e vetme, pasi keni kaluar të gjitha fazat e mëparshme mund të thoni 100 për qind të sigurt: po, ky njeri është për mua.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top