Marrëdhënie

September 4, 2019 | 8:10

Dashuria më e madhe mbetet gjithmonë ajo për nënën

Një dashuri e jashtëzakonshme dhe e pakushtëzuar që fëmijët do ta provojnë gjithmonë është ajo për nënën e tyre. Nëna është ajo krijesë e mrekullueshme, e cila që nga dita e parë që lind fëmijët e saj, do të bëjë gjithçka për t’i bërë ata të ndjehen mirë.

Ne jemi shumë borxhli ndaj nënave tona. Dashuria e tyre është e thellë dhe intensive. Në momentin që një grua, një nënë e ardhshme, e gjen veten shtatzënë, ndryshon gjithçka brenda saj, madje edhe mendimet. Lind ndjenja e frikës, përgjegjësisë dhe përkatësisë.

Kur një fëmijë lind, krijohet një lidhje e veçantë që do të zgjasë gjatë gjithë jetës. Edhe nëse ata janë të ndarë ose jetojnë shumë larg, nëna dhe fëmijët do të bashkohen gjithmonë nga një fije e padukshme. Kjo është lidhja më e fortë që ekziston në natyrë.

Padyshim që edhe figura e babait ka një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijës por, “nëna është gjithmonë nëna” dhe psikologjia e konfirmon gjithashtu atë. Në dallim nga nënat, baballarët nuk i mbajnë fëmijët e tyre për 9 muaj, nuk i ndiejnë të lëvizin, nuk i lindin ata, nuk i ushqejnë me gji. Nënat, nga natyra, janë të predispozuar për gjithçka dhe kjo ndikon në marrëdhëniet me fëmijët e tyre. Një nënë e kupton menjëherë kur fëmija i saj ankohet për diçka dhe çuditërisht, fëmijët kanë tendencë të jenë më të qetë kur përqafohen nga nëna e tyre. Nëna nuk mund të zëvendësohet nga asnjë lloj figure tjetër familjare.

Të jesh baba është më e lehtë. Babi është i mirë, ai përcjell siguri, bën shaka. Nëna është ndryshe, jeton për të voglin e saj, heq dorë, ajo i kërkon Zotit çdo ditë shëndetin e fëmijëve të saj. Nuk ka asnjë person që dëshiron mirëqenien e fëmijëve njësoj si nëna. Nënat dinë gjithçka dhe mbajnë mend gjithçka. Ata do të bënin gjithçka për fëmijët e tyre, edhe kur ata janë të vegjël.

Mami është personi i vetëm që gjithmonë do të jetë aty, për sa kohë që lejohet. Por mos lejoni që ato të bëjnë gjithçka, pasi për të rritur një fëmijë kërkohet prania e të dy prindërve. Përkundër faktit që gruaja tani është e pavarur në karrierën e saj dhe është në gjendje të marrë rolin e babait, një fëmijë duhet të rritet mirë dhe në mënyrë të qetë, madje edhe me figurën e babait.

 

 

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top