Ajo mbante flamurin rus. Ai të Ukrainës. Disa njerëzve u pëlqeu fotografia, të tjerë u tronditën. Kjo është foto që u shpërnda në dhjetëra rrjete sociale tre vite më parë, ku Juliana Kuznetsova dhe i fejuari i saj ishin në një koncert në Poloni.
Ajo është ruse. I fejuari i saj është ukrainas. Ata huazuan flamujt për kombet e tyre përkatëse dhe i kërkuan dikujt që t’i shkrepte një foto së bashku pas koncertit në Varshavë nga reperi bjellorus Max Korzh.
Kuznetsova tha se ata nuk e kishin planifikuar foton, por ajo dhe i fejuari i saj qëndruan përballë njëri-tjetrit, duke mos parë nga aparati dhe duke mbajtur njëri-tjetrin ndërsa ishin të mbështjellë me flamuj.
Sot kjo foto ka ribërë xhiron e rrjetin, në një kohë kur Rusia ka mësyrë drejt kufijve të Ukrainës, duke nisur bombardimet.
“Një foto e tillë mund të japë njëfarë shprese për njerëzit se gjithçka mund të jetë mirë pa marrë parasysh çfarë, se dashuria mund gjithçka”, komentonte Juliana pas popullaritetit që pati fotografia.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.