Sipas një studimi të bërë nga disa shkencëtarë në Pavia, arritja e orgazmës favorizon oksigjenimin e qelizave të trurit, gjë e cila çon në zhvillim më të madh të inteligjencës. Seksi na bën më inteligjentë.
Ky është rezultati i një studimi tejet serioz të disa kërkuesve italianë dhe që është botuar në “Berlin Zeitung”. Sipas këtij hulumtimi, personat që kryejnë një jetë seksuale të kënaqshme dhe intensive zhvillojnë një inteligjencë më të madhe, ose të paktën gjenerojnë ato substanca që ndihmojnë trurin të jetë në formë dhe elastik. Gjithçka varet nga rigjenerimi i qelizave të trurit, që bëhet nëpërmjet oksigjenimit përgjatë arritjes së orgazmës. Gjatë disa aktiviteteve të përditshme, siç mund të jetë praktikimi i sportit apo akti seksual, prodhohet një substancë që quhet prolatinë. Kjo substancë, e prodhuar në këto raste të veçanta, çlirohet në momentin e orgazmës dhe favorizon oksigjenimin e qelizave të trurit. Përfundimi i studimit është: të bësh sa më shumë dashuri, i bën mirë jo vetëm shpirtit, por dhe trupit. Seksi largon stresin, favorizon humorin e mirë, i bën mirë trupit dhe, së fundmi, na bën edhe më inteligjentë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.