Këshilla & Arsye

June 6, 2016 | 10:44

“Dashuria që meriton”, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë për të?

Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut?

“I urrej fotografitë e çastit, sepse të gënjejnë. I kam grisur pothuajse të gjitha, por nga Krishtlindja jonë e fundit ruaj vetëm një fotografi. Fotografitë e familjes nuk tregojnë emocionet e vërteta: i këqyr dhe sheh një pemë të shndritshme, një bluzë të kuqe, një buzëqeshje që të kujton një atmosferë intime dhe gazmore dhe e ndien veten të dërrmuar nga malli. ‘Sa të lumtur ishim’, mendon. Ndërkohë, në shtëpinë tonë kishte hyrë e keqja”. Pas këtij fragmenti nga libri, nis shtjellimi i një drame të madhe njerëzore. Histori të rinjsh që, pas shumë e shumë vitesh, kthehet në një peng për të afërmit e tyre. Përmes rrëfimeve të Antonias dhe Almës zbulohen të fshehta tronditëse për histori droge, histori dashurish, të fshehta të tjera për prejardhjen familjare që nuk është e lehtë t’u shkosh në origjinë. Ndaj dhe Antonia gati vihet në rolin e një detektivi dhe arrin të ndriçojë pjesën më të madhe të një historie që dukej sikur nuk do të shpjegohej kurrë.

libri dudaj

Titulli: Dashuria që meriton

Autore: Daria Bignardi

Gjinia: Roman

Shqipëroi: Lura Baçi

Redaktor: Sejdin Cekani

Shtëpia botuese: DUDAJ

 

 

 

 

daria

Daria Bignardi ka lindur në Ferrara, por që prej vitit 1984 jeton në Milano. Në vitin 2009 ka botuar librin autobiografik “Nuk do t’ju lë jetimë”, i cili fitoi çmimin “Rapallo”, çmimin “Elsa Morante” për tregimtarinë, çmimin e Qytetit të Padovës, si dhe është përkthyer në vende të ndryshme. Në vitin 2010 u botua romani i saj “Një karmë e rëndë”. Në vitin 2012 ka botuar librin “Akustikë e përkryer”, që është duke u përkthyer në nëntë shtete. Shkruan për revistën “Vanity Fair”, si edhe është autore dhe drejtuese e programit “Dyndjet barbare” në televizionin La 7.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top