Marrëdhënie

July 24, 2017 | 11:44

Dashuria romantike

RINIA –  Koha e dashurisë së parë dhe vuajtjes së parë shpirtërore. Por si ndodh që të rinjtë në këtë moshë kaq të re janë të interesuar për persona të seksit të kundërt dhe nga ky lloj interesimi zhvillohet një lidhje romantike? Ne sqarojmë teoritë psikologjike që ndikojnë në zgjedhjen e partnerit/partneres.

romantic-loveDashuria romantike është një temë e cila pothuajse në çdo kulturë ka një domethënie të madhe.

Poezi, këngë, romane, pjesë teatrale, filma dhe fotografi tematizojnë dashurinë në vendet me kulturë perëndimore prej shekujsh (Fisher, 1995). Por edhe në vendet e tjera në të gjithë botën dashuria romantike është në proporcion 9 me 10. Që do të thotë 9 nga 10 vende me kultura të ndryshme i japin një rendësi të veçantë. ( Sipas studiuesve Jankowiak&Fisher, 1991).

Dashuria romantike është një fenomen universal. Lidhjet romantike lindin për herë të parë në kohën e rinisë.

Dhe si gjithmonë edhe ky proces psikologjik zhvillohet në këto faza:

1 – Pranimi i gjinisë seksuale

Ndryshimet trupore në pubertet udhëzojnë mekanizmat psikologjike (trurin) të provojë trupin dhe kështu lind për herë të parë edhe dëshira seksuale. Në këtë fazë bëhet i vetëdijshëm dhe orientimi seksual. Pranimi i këtij roli është një detyrë psikologjike e moshës së re (Adoleshenca, Havighurst,1948).

2 – Krijimi i marrëdhënieve

Sipas studiuesve Dreher&Dreher (1985) ndërtimi apo krijimi i lidhjes romantike apo lidhjes seksuale është një detyrë për të rinjtë pak a shumë si detyrat në shkollë. Lënda e edukimit seksual nëpër shkolla i ndihmon të rinjtë shumë pak për të përballuar një detyrë të tillë tejet psikologjike. Nëpërmjet kësaj lënde jepen vetëm informacionet për ushtrimin e aktit seksual, për rreziqet e një shtatzënie të hershme te vajzat si dhe mundësitë për kujdesin, mënyrat, mundësitë, rreziqet gjatë aktit pamjet mbrojtëse, etj. Këtu nuk përfshihen informacione për aspektet emocionale, intimit edhe seksualitetit.

3 – Sjellja seksuale

Zhvillimi i sjelljes seksuale te djemtë krijohet nëpërmjet ndryshimeve hormonale si dhe rritjes së trupit. Te vajzat këto faktorë nuk luajnë rol( Udry et al., 1986), më shumë ndikon fusha sociale/kultura sociale. Veçanërisht ndikon sjellja seksuale e shokëve, e cila ndihmon ose ndikon në aktivitetin personal seksual (Udry&Billy,1987).

4 – Marrëdhëniet intime

Marrëdhëniet midis bashkëmoshatarëve ndryshojnë gjatë kohës së rinisë. Këto marrëdhënie fitojnë më shumë besueshmëri dhe afrimitet, janë emocionale dhe shndërrohen në personale ku të rinjtë ndihen më të fuqishëm dhe të sigurtë. E thënë shkurt: Marrëdhëniet shndërrohen me kalimin e kohës në marrëdhënie intime. Fjala intimitet vjen nga anglishtja “intimate” dhe do të thotë, afrimitet, besueshmëri. Edhe pse shpeshherë një marrëdhënie intime në përditshmëri zëvendësohet apo kuptohet automatikisht si një marrëdhënie seksuale, nuk është e njëjta gjë: Marrëdhënie intime nuk quhet automatikisht marrëdhënie seksuale. Marrëdhënie intime përshkruhet një lidhje emocionale midis dy personave, e cila karakterizohet/ dallohet nga tri faktorë:

Përkujdesje ndaj tjetrit/tjetrës,

Gatishmëri përkundrejt tjetrit për të komunikuar hapur,

Interesa të njëjta (pasionet, aktivitete të ndryshme, etj)

Por si lind marrëdhënia intime gjatë adoleshencës?

Sipas Sullivan, në rininë e hershme lind në fillim një marrëdhënie e ngushtë, ndryshe shoqëri mes djemsh apo vajzash të së njëjtës gjini. Në këtë fazë djemtë apo vajzat ndajnë me njëri-tjetrin gjëra apo biseda personale.

Bashkërisht me pubertetin vjen edhe dëshira për kontakt seksual. Në shoqëri, veçanërisht te djemtë, sa më të suksesshëm të jenë ata në sport, shkollë, apo në paraqitje fizike, aq më të sigurtë ndjehen në krijimin e një lidhjeje seksuale se do të kenë sukses.  Është pikërisht kjo siguri që i bën ata të krijojnë lidhje seksuale lehtësisht. Kurse vajzat janë më të prirura për një lidhje apo marrëdhënie intime, e cila bazohet në afrimitet, ndjenja dhe besueshmëri. Te djemtë ndodh e kundërta. Ata mësojnë prej vajzave të shprehin ndjenjat, emocionet.

Pra, hapat e para për dashurinë romantike hidhen në shoqëri. Pas krijimit të identitetit vijon intimiteti.

Përktheu nga gjermanishtja: RETI DUKA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top