Marrëdhënie

April 9, 2017 | 10:05

DASHURIA sundon botën

Dashuria do të vazhdojë të jetë një nga forcat më të rëndësishme e më të fuqishme të planetit, pa marrë parasysh atë që ne mësojmë çdo ditë në lidhje me të. Njerëzit e dashuruar rrezatojnë në fytyrë një bukuri lumturie të paqtë jo vetëm me veten, por edhe me të tjerët. Dashuria në sy i jep tjetër ngjyrë fytyrës, një aurë e ndryshme ngjizet. Është shkrirja përfundimtare e dy zemrave në plotësi, sinkronizimi i funksionimit të dy personave. Të dashurosh pa kushte, të flasësh pa qëllim, të japësh pa arsye, të kujdesesh pa interes, është arti i dashurisë së vërtetë.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Dashuria është besim, është shpresë, është forcë. Fjala dashuri përfshin shumë fusha të jetës: dashuria ndaj nënës, ndaj shokut, ndaj jetës, ndaj vetvetes, ndaj bashkëshortit/es, etj. Gëzimi më i madh është kur dashurojmë dikë. Është njëra prej gjërave më hyjnore të njerëzimit, është gjendja më e ëmbël që ekziston. Me mijëra këngë dhe libra mundohen ta kapin dashurinë me fjalë, por një njeri i cili nuk e ka përjetuar atë nuk mundet ta dijë se çfarë forcash e çfarë gjendje gëzimi ajo të servir. Jeta pa dashuri është si një vdekje e ngadalshme dhe e tmerrshme. Këto cilësime kanë patur mesazhet e botës që kanë folur për dashurinë, për një ndjenjë e cila vazhdon të sundojë botën.

Si dashurojnë femrat dhe meshkujt?

1

Vetë shkenca e studimit të natyrës njerëzore ka arritur në disa konkluzione si: meshkujt në dashuri janë të prirur për të qenë më shumë të vizualizuar. Truri i meshkujve në dashuri tregon aktivitet shumë më të madh në kontekstin vizual në krahasim me atë të femrave në dashuri. Shto këtu edhe faktin se, në përgjithësi meshkujt janë më të stimuluar vizualisht se femrat. Ndërsa gjinia e femrave në dashuri mbajnë mend detajet. Truri i femrave në dashuri tregon aktivitet më të madh në hipokampus – zonë e trurit e lidhur me kujtimet – sesa truri i meshkujve në dashuri. Shto këtu që hipokampusi tek femrave zë një përqindje më të madhe të trurit, sesa tek meshkujt. Një nga gjërat më të përfolura për dashurinë dhe inicimin e saj shquhet të jetë dashuria me shikim të parë. Vetë kontakti me sy është konsideruar magjik. Të sapolindurit dhe të dashuruarit kanë të përbashkët kontaktin me sy. Më shumë se çdo faktor tjetër, kontakti me sy është gjëja kryesore e lidhjes emocionale. Kur të dashuruarit flasin për “vështrimin magjepsës” të të dashurit të tyre, nuk është vetëm një nocion romantik, por është një realitet biologjik. Kontakti me sy dhe buzëqeshja janë një kombinim shumë i fuqishëm. Në këtë drejtim vetëm ndërveprimi i zërit i afrohet kontaktit me sy. Zëri ynë mbart më shumë informacion sesa ne mendojmë, dhe kjo ndihmon lehtësimin e një lidhje emocionale, por ky është në vend të dytë pas kontaktit me sy. Vetë shkenca nuk ka munduar kurrë të shpjegojë “alkiminë” e befasisë që jep shkëndija dashurisë tek njerëzimi. Qysh herët me krijimin e vetë botës, krijuan, piktorë, këngëtarë, shkrimtarë, historianë, poetë, shkencëtarë, e shumë me radhë. Magjia e saj qëndron enigmë. Sa më shumë duan të zbulojnë rreth procesit të dashurisë aq më magjike bëhet ajo. 

Botuar në revistën Psikologjia, nr.109

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top