Marrëdhënie

June 25, 2019 | 11:11

Dashuritë e së shkuarës nuk vdesin kurrë, ato rikthehen atëherë kur nuk e pret

“Dashuria e parë është gjithnjë aty “, thoshte Antonio Gala, poeti spanjoll. Dhe është pikërisht kështu. Një ndër sfidat për t’u përballur në shumë marrëdhënie është rikthimi i papritur (dhe në shumë raste i padëshiruar), e një dashurie të vjetër të njërit nga partnerët në çift.

Ndonjëherë harrojmë se të jetosh me dikë tjetër sjell një rutinë të vetëkuptueshme. Shfaqja e një të dashuri/e të vjetër në jetën tonë aktuale thyen rutinën, na bën të ëndërrojmë të kaluarën dhe të kujtojmë se si jemi ndjerë shumë kohë më parë, kush ishim dhe të konsiderojmë atë që jemi tani.

Për sa kohë që marrëdhënia përfundon këndshëm dhe kujtimet nuk janë të dëmshme, një ndjesi dëshire rizgjohet tek ne, pasi është shumë e rëndësishme të ndihesh i dëshiruar. Akoma më shumë, kur ajo dëshirë provokon sërish pas shumë kohësh.

Kur ish partnerët takohen, sidomos ata që nuk e kanë harruar kurrë marrëdhënien e tyre, duhet të bëjnë një sforcim të ndërgjegjshëm për të kontrolluar ndjenjat e tyre dhe të evitojnë të bien në tentativë.  Është e vështirë të takohesh vetëm një herë e të rikujtosh kohët e lumtura pa rindezur ndjenjat e vjetra. Të mendosh se dashuria për partnerin aktual të ndalon, nuk është e mjaftueshme.

Është logjike të përpiqesh të harrosh marrëdhëniet që kanë dështuar, si një mekanizëm mbrojtës. Është demonstruar gjithashtu se, nëse kjo strategji është normale, pjesa më e madhe e herëve i përkeqëson gjërat. Sa më shumë  përpiqemi të heqim mendjen nga një marrëdhënie e dështuar, aq më shumë do rikthehet në mendimet tona.

Ekziston gjithnjë dëshira të mendojmë se çfarë do kishte ndodhur, por tani janë dy njerëz të ndryshëm nga ata që ishin dikur. Ka çifte që rriten bashkë dhe të tjerë që e bëjnë ndarazi një gjë të tillë, por do ritakohen sërish në momentin e duhur dhe pasi të kenë kaluar çdo fazë, do rinisin ta duan njëri-tjetrin dhe marrëdhënia e tyre do zgjasë në kohë.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top