Lifestyle

January 5, 2017 | 9:17

Dasma magjike e çiftit me sindromën Down

Dy të rinj, të cilët kanë lindur të dy me sindromën Down kanë shpërndarë gjerësisht në internet foto të ceremonisë së tyre martesore, ku ishin pjesë 200 të ftuar. Nusja Polly Gibson dhe dhëndri Joe Minogue u takuan tetë vite me parë, kur ishin studentë në Kolegjin Sussex, në Britaninë e Madhe.

Nëna e nuses, Janet Gibson thotë se çifti ka një marrëdhënie “të mahnitshme”.

“Ata vazhdimisht ndihmojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin janë shumë të sjellshëm,” thotë ajo.

Polly shpreson se historia e tyre e dashurisë do të frymëzojë çiftet e tjera me nevoja të veçanta.

“Këshilla ime për çiftet e tjera, sidomos për të rinjtë me nevoja të veçanta, është të jetojnë ëndrrën, të besojnë në vetvete dhe çdo gjë bëhet e mundur,” shprehet ajo.

14  3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top