Lifestyle

October 6, 2016 | 12:24

Dasmë mbretërore në Tiranë, surprizat që priten nga Elia Zaharia dhe Princ Leka

Dashuria e tyre që nisi në vitin 2008 do kurorëzohet më 8 tetor. Nipi i Mbretit Zog, Princ Leka II martohet me artisten, Elia Zaharia.

“8 tetori është ditëlindja e mbretit Zog I. Kjo datë historike mbledh çdo vit familjarë dhe dashamirës që e kujtojnë dhe e nderojnë. Ndaj ne menduam që pikërisht në ditën e lindjes së tij, të kurorëzojmë lidhjen tonë”, është shprehur  Princ Leka.

Dasma që do të jetë e organizuar gjatë një dite të plotë, do të ketë të ftuar shumë miq. Kaligrafia e secilit prej emrave të të ftuarve do të shkruhet në ftesa nga piktor-grafist-kaligraf Avni Delvina, nipi i ish – ministrit të Drejtësisë, Hiqmet Delvina, njeriu që dikur firmosi martesën e monarkut Zog dhe Geraldinës.

1

E gjithë dita do të jetë dasmë e vazhdueshme. Në mëngjes do të bëhet ajo që ndodh rrallëkund, por për këtë mbretëri është traditë, bekimin do e japin klerikët e të gjitha feve në Shqipëri.

“Ne do të martohemi me një ceremoni civile, e cila do mbahet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj. Emrat e dëshmitarëve është ende herët për t’i zbuluar. Klerikët do të përcaktohen nga qendrat përkatëse. Ne do të ftojmë të bekojnë këtë kurorëzim me një lutje secilën nga fetë zyrtare të Shqipërisë. Çfarë ka rëndësi është mesazhi i tolerancës dhe harmonisë fetare, që përbën një virtyt të çmuar në kulturën tonë”, thotë Princ Leka

Nga familjet mbretërore të pranishëm pritet të jenë ata me të cilët shqiptarët kanë miqësi dhe lidhje të kamotshme.

Nuk është vendosur ende për muzikën dhe kush e si, por e sigurt është që do të ketë momente tradicionale, këngë të vjetra qytetare e shumëçka tjetër.

Prodhime vendase do shërbehen në këtë dasmë, e po punojnë që të ketë edhe nga Kosova. Por jo vetëm kaq. Nusja do të ketë një nga shoqërueset nga Kosova, ndërsa në pjesën ku do performohen valle të të gjitha trojeve shqiptare, do të ketë patjetër edhe vallen e Rugovës.

“Fustani i dasmës do të jetë i punuar nga një dizajnere kosovare. Mund të ketë disa fustane, por mbetet për tu parë”, thotë Elia Zaharia.

Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk do të bëjnë një dasmë tradicionale shqiptare në mënyrën e ndërtimit. Ata do të ftojnë miqtë dhe familjarët e tyre, si edhe shumë të huajt ndërkombëtarë, ndaj kjo dasmë do të zhvillohet sipas një protokolli të caktuar.

Marrë me shkurtime nga lajmi.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top