Futbollisti i famshëm i kombëtares shqiptare Andi Lila ishte i ftuari i radhës në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan” ku rrëfeu historinë e dashurisë me Ornelën dhe foli për karrierën e tij.
Ndeshjen me Serbinë, ku droni me simbolet kombëtare fluturoi mbi stadiumin e Beogradit dhe ngjarjet që e pasuan, kanë lënë gjurmë të thella, jo vetëm te futbollistët, por tek të gjithë.
Andi zbuloi në studio edhe mënyrën se si ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi motivonte skuadrën para se të zbriste në fushë.
“Vetë si natyrë jam shumë patriot. Para ndeshjes me Serbinë gjithmonë recitoja dhe dëgjoja këngë patriotike. Para se të shkonim në stadium na shfaqën pamje të luftës në Kosovë. U karikova në mënyrë të jashtëzakonshme jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët… Trajneri De Biasi ka qenë një motivues i jashtëzakonshëm. Edhe vjet përpara ndeshjes me Rumaninë në Europian, para se të dilnim në fushë na vuri një video-projektor në dhomën e zhveshjes, një insert që shfaqte pamje të viteve ’90, ku njerëzit largoheshin me traget nga porti i Durrësit, shqiptarët në ’97 dhe ekipin tonë, që po përfaqësonim denjësisht Shqipërinë në Europë. Këtë video e kishin bërë tifozët. “Falë jush e gjithë Europa na shikon si të barabartë” dhe ishte diçka e jashtëzakonshme”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.