Çdo sezon sjell me vete karakteristika, të cilat ndikojnë në trup dhe mirëqenien psikofizike. Nëse vera është stina e çlirimit, pranvera është ajo e zgjimit, vjeshta mund të konsiderohet si periudha e pushimit, dimri konsiderohet si periudha kur trupi vihet në provë kundër agjentëve atmosferikë. Ja pse në këtë sezon, bora rezulton të jetë një aleat thelbësor për mirëqenien psikofizike, sepse di të dhurojë emocione, vështirë të gjindshme në raste të tjera.
Shumë nga meritat e dëborës lidhen me natyrën e saj të butë. Mbi të gjitha, ngjyra e bardhë e cila e identifikon, është në gjendje të qetësojë shpirtrat e shqetësuar dhe agresivë, si dhe të largojë ankthin. Një tjetër meritë shkon për aftësinë e dëborës, për të minimizuar zhurmat dhe për të krijuar një kufi natyror kundër kaosit dhe vrullit të botës së jashtme. Gjithashtu vlen të analizohet aspekti që lidhet me peizazhin, duke qenë se dëbora kornizon si skenarët natyrorë, ashtu dhe peizazhet urbane në mënyrë të mrekullueshme, duke e bërë atmosferën edhe më të pasur vizualisht.
Dëbora vepron në mirëqenien psikofizike edhe në lidhje me sportet që i përkasin kësaj stine. Fillojmë me shëtitjet e thjeshta mbi dëborë, një praktikë që shton mirëqenien, para së gjithash, sepse pastron dhe dezinfekton ajrin, duke futur më shumë oksigjen, e për pasojë, duke rinovuar trupin. Sporti i skisë e ndihmon njeriun të vihet në kontakt me natyrën dhe ta zbulojë në një këndvështrim me të vërtetë shumë të veçantë. Kush i pëlqen shumë sportet edhe më të rrezikshme dimërore si rrëshqitja me snowboard, mund ta bëjë në pista të posaçme, të cilat rigjenerojnë trupin dhe mendjen. Në fund të një dite të kaluar mbi dëborë, nuk ka më mirë se sa një dush i nxehtë ose një SPA, ku të përkëdhelni trupin dhe të bëni më pas një çlodhje optimale.
Duke pasur parasysh këto karakteristika, bora rezulton të jetë një mrekulli e vërtetë për aspektin psikofizik të njerëzve. Së fundi, ajo që vlen si më e rëndësishme, është se bora na lejon të harrojmë çdo problem, të ngadalësojmë ritmin e ditëve të vrullshme dhe të kërkojmë një dimension më njerëzor në jetën tonë të përditshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.