Është provuar shkencërisht se: dëgjimi i njerëzve që ankohen shpesh konsumon energjitë mendore. Studimi u krye nga disa neuroshkencëtar, të cilët kanë matur aktivitetin e trurit në situata në të cilat ata duhet të merren me stimuj të veçantë, të tilla si dëgjimi i të afërmve apo miqve që vazhdimisht ankohen.
Në fakt, duke qenë gjithmonë në kontakt me njerëz negativë bën që neuronet e trurit të “shkëputen”, duke mos lejuar që ato të jenë të qarta dhe të zgjidhin problemet në mënyrë efikase. Për të shmangur pasojat e rënda në nivel profesional dhe personal, mund të bëhen disa sugjerime.
- Është e domosdoshme të vendosen kufizime për anëtarët e familjes ose miqtë që ankohen, duke ruajtur gjithmonë qetësinë dhe duke mos harruar të respektoni tjetrin.
- Një ndihmë e mirë për këta njerëz është t’i bëni ata të kuptojnë se problemet mund t’i zgjidhin vetë, duke u përpjekur të mos përfshijnë emocionet dhe mbi të gjitha të ndalojnë së ankuari.
- T’i bëjnë të tjerët të kuptojnë se gjërat mund të arrihen dhe vlerësohen vetëm nga pozitiviteti.
- Bëni ushtrime të frymëmarrjes për të hequr negativitetin e atyre që ankohen, ky veprim ndihmon oksigjenin të qarkullojë në të gjithë trupin dhe të lirohen nga ndjenja shtypjeje.
- Rrethojeni veten sa më shumë të jetë e mundur me njerëz pozitivë dhe bëni aktivitete që ju bëjnë të ndiheni më mirë psikologjikisht, si leximi, dëgjimi i muzikës dhe ushtrimi i ndonjë sporti.
Zbatimi i këtyre këshillave të vogla ndihmon jo vetëm mendjen që të qëndrojë e gjallë, por edhe njerëzit ankues që të përpiqen ta shohin realitetin me më shumë pozitivitet.
Burimi / www.guardachevideo.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.