Në fokus

February 20, 2020 | 10:28

Dëgjimi i zërit të tumoreve, u hap rrugën trajtimeve të duhura

Dukej si një mashtrim dhe diçka jo e saktë, por në realitet zërat e qelizave të kancerit dinë të dërgojnë mesazhe të qartë, të cilat promovojnë një rritje të pakontrolluar. Studiuesit nga University College London i deshifruan për herë të parë, falë një super ‘veshi’: është një teknikë e re analize që na lejon të përgjojmë ‘fjalët’ e shkëmbyera mes miliona qelizave brenda organoideve, mini tumoreve të rritura në tuba provë.

Rezultati është botuar në revistën Nature Methods dhe do të ndihmojë për të kuptuar se si tumoret i shpëtojnë kontrollit të sistemit imunitar dhe si bëhen rezistent ndaj terapive, në mënyrë që të zhvillohen trajtime gjithnjë e më efektive dhe të përshtatura.

“Organoidet tashmë po revolucionarizojnë studimin e kancerit duke na lejuar të eksperimentojmë me ilaçe të reja dhe të kuptojmë nëse ato janë efektive”, thotë koordinatori i studimit Chris Tape. Aplikimi i “kësaj teknike të re na ndihmon të kuptojmë pse funksionon apo jo një trajtim, duke zbuluar në detaje se si qelizat flasin me njëra-tjetrën”.

Dëgjimi i tyre të gjitha së bashku nuk ndihmon shumë: për këtë arsye studiuesit kanë ndarë qelizat individuale që formojnë organoidin dhe i kanë përzier me antitrupa specifikë që lejojnë të kapin molekulat më të rëndësishme të sinjalit. Antitrupat, nga ana tjetër, kishin qenë më parë të lidhura me atomet e metaleve të rënda, për të qenë në gjendje t’i ndanin ato duke aplikuar një fushë magnetike pasi të jetë realizuar përzierja e qelizave dhe antitrupave. Një lloj spektrometrie masive, në një version të rishikuar.

Procedura u testua për të analizuar “avatarët” e organoideve të tumoreve të zorrës së trashë dhe u lejua të identifikohej një rënie e 28 molekulave të sinjalit të shkëmbyer nga gjashtë lloje qelizash, nga një total prej mbi një milion qelizash. Rezultati tregon që qelizat kancerogjene (si dhe qelizat imune dhe lidhëse të pranishme në organoide) ndryshojnë rrjetin normal të sinjaleve molekulare në inde, duke promovuar rritjen e pakontrolluar të tumorit.

“Mutacionet në qelizat e kancerit imitojnë sinjalet e rritjes që arrijnë normalisht qelizat nga mjedisi rrethues i indeve”, shton Tape.

“Në indet e shëndetshme, sinjalet mjedisore kontrollohen fort në mënyrë që qelizat të mos rriten shumë shpejt. Për fat të keq, në kancer, mutacionet që imitojnë këto sinjale mjedisore janë gjithnjë në funksion dhe inkurajojnë rritjen e pakontrolluar.” Qëllimi tjetër do të jetë përdorimi i ‘super veshit’ për të zbuluar se si të bllokohen komunikimet që lejojnë qelizat e sëmura t’i rezistojnë terapive individuale të pacientëve. Një hap i rëndësishëm drejt trajtimeve gjithnjë e më të personalizuara.

 

Burimi / http://www.ansa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top