Shkrimtari, njëkohësisht pedagog, Agron Tufa ka ndarë me miqtë e rrjeteve sociale shqetësimin për degradimin e arsimit në vend. Ai ka publikuar një përgjigje të studentit në provim, e cila është tërësisht e gabuar. “Një nga ‘kënaqësitë’ e të qenit pedagog… Të qaj a të qesh, ç’të bëj????”, pyet Tufa.
Pa bërë përgjithësime, njohuritë dhe përgatitja e studentëve lë shumë për të dëshiruar. Të njëjtin shqetësim e ka ndarë pak kohë më parë edhe pedagogu Artan Fuga, i cili shkruante: “ Po mirë mo mirë, po si është e mundur mo që arsimi i mesëm nuk u mëson nxënësve : një fjalë mo ose një fjali në greqishte të vjetër apo në latinisht mo! Po si nuk u mëson autorë të sotëm në filozofi, sociologji, psikanalizë, etj, mo! Po si nuk mëson muzikën, operën, teatrin botëror mo! Po as pasuritë kulturore arkeologjike të Shqipërisë mo! Nuk dallojnë dot një banjë publike nga një teatër antik mo! Po si është e mundur mo të mos dinë nxënësit se nga dallon një fe nga një tjetër mo, pa le të kenë lexuar historinë e kulturës, fesë dhe shkencës! Po logjikë fillestare, atë të Aristotelit si nuk u mëson mo! Po teknologjitë e reja si nuk jep dije për to? Po letërsinë e sotme botërore si nuk ua mëson mo! Po nuk dinë një emër filozofi, romancieri, piktori të gjallë mo. I dinë të gjithë të vdekur mo! Po si nuk kemi turp mo! Po çfarë them unë? Nuk ka një top të vërtetë basketbolli ta gjuash në një kosh me rrjetë mo! Lëre pingpongun, tenisin, notin, baletin në akull, judon, alpinizmin, warterpolin, çiklizmin, kush ua mëson ? Po turp mo turp nuk kemi! E mi nxjerrin fytyrat nëpër stacione autobusi për efekte elektorale, fytyrat e viktimave që pasi u kanë vrarë rininë i shpallin si të shenjt!”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.