Zakonisht dehidratimi automatikisht lidhet me muajt e ngrohtë. Neglizhenca në dimër mund të jetë e dëmshme për shëndetin.
“Në dimër vëmendja përqendrohet në rrezikun e sëmundjeve sezonale të tilla si gripi dhe kjo na çon në mbrojtjen e vetes me rroba të ngrohta, ose qëndrimin në mjedise shumë të nxehta, që na shkaktojnë djersë. Për më tepër, në muajt e ftohtë, organet tona janë më pak të ndjeshme ndaj stimulit të etjes, dhe kjo është për shkak të mekanizmit të tkurrjes së enëve të gjakut, si përgjigjie ndaj tempraturave të ulëta” , thotë eksperti Alessandro Zanasi, anëtar i Fondacionit Ndërkombëtar të Ujit, në Stockholm.
Zanasi vazhdon, “Ndjenja e etjes është një thirrje e rëndësishme për t’u zgjuar, por ajo tashmë është një shenjë e rëndësishme e dehidratimit dhe si e tillë duhet të parashikohet. Hidratimi fillon nga zakoni i mirë i të pirit shpesh dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë të paktën 8 gota ujë gjatë gjithë ditës, edhe në muajt e dimrit, kur mekanizmi i etjes pëson rënie, por ju ende keni nevojë për të siguruar lëngjet e humbura.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.