Mirëqenie

February 1, 2017 | 8:53

Déjà Vu? Ja nga çfarë shkaktohet?!

Po ecën në një dhomë dhe papritur, mendja të turbullohet nga një valë mbizotëruese familjariteti, megjithëse kjo është një përvojë totalisht e re. Si diçka nga një skenar fantastiko-shkencor, duket pothuajse sikur ndodhesh në të ardhmen. Shanset janë që ju ta keni përjetuar këtë situatë, të njohur si “Déjà vu”, përgjatë jetës tuaj.

Ilda Goxhaj, studente e "Psikologjise"

Ilda Goxhaj, studente e “Psikologjise”

Déjà vu ndodh përafërsisht tek 60-80% e njerëzve, një fenomen pothuajse i rrufeshëm dhe mund të ndodhë në çdo kohë. Pavarësisht mbulimit të gjerë, shpërthimet e Déjà Vu-së janë akoma të keqkuptuara nga komuniteti shkencor. “Për shkak se nuk ka një stimul të qartë dhe të identifikueshëm që shkakton përjetimin e Déjà vu-së (është një raportim retrospektiv nga një individ), është shumë e vështirë ta studiosh atë në laborator” thotë Ph.D Michael Hook.

“Bazuar në shumë studime, afërsisht 2/3 e njerëzve kanë përjetuar së paku një episod Déjà Vu-je  në jetën e tyre”, ka thënë Hook. Të kuptuarit se si funksionon depozitimi i kujtimeve, mund të hedhë pak dritë për të kuptuar pse disa përjetojnë Déjà Vu-në më shumë se të tjerët. Episodet e Déjà vu-së janë ngushtësisht të lidhura me sesi kujtimet janë të ruajtura në tru. Kujtimet afatgjata, ngjarjet dhe faktet janë të ruajtura në lobin temporal dhe pjesë specifike të lobit temporal janë ndihmuese në zbulimin e familjaritetit dhe njohjen e ngjarjeve të caktuara. Ndërkohë që lidhja e Déjà Vu me lobin temporal dhe ruajtjen e kujtimeve është akoma e panjohur plotësisht. Gjurmët për këtë kusht derivuan nga njerëzit të cilët vuanin nga epilepsia e lobit temporal (një gjendje në të cilën aktiviteti i qelizave nervore është i çrregulluar, duke shkaktuar kriza). Gjetjet sugjerojnë se Déjà Vu mund të shkaktohet nga një keqfunksionim elektrik i trurit. Krizat epileptike karakterizohen nga aktiviteti i çrregullt i neuroneve në tru, të cilat përçajnë impulset elektrike që “ndezin” neuronet. Këto impulse mund të përhapen përgjatë gjithë trurit duke shkaktuar kriza. “Raportet klinike tregojnë se disa pacientë që vuajnë nga epilepsia e lobit temporal përjetojnë Déjà Vu, pothuajse si një lloj paralajmërimi para një krize epileptike.

deja-vu

Rastet e Déjà Vu-së tek individët e shëndetshëm mund t’i atribuohen gjithashtu një mospërputhjeje në rrugët neurale të trurit. Kjo mund të ndodhë për shkak se truri është në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar tërësi perceptimesh të botës rreth nesh, me një input të limituar. Për shembull: Duhet vetëm një sasi e vogël e informacionit shqisor (një aromë familjare) që truri të krijojë një kujtim të detajuar. Déjà Vu mund të jetë e lidhur mospërputhjet e sistemeve të kujtesës, duke e dërguar informacionin shqisor në kujtesën afatgjatë pa kaluar tek ajo afatshkurtër. Kjo mund të prodhojë ndjenjën që ne e kemi përjetuar një ngjarje të re edhe më parë. Në sistemin vizual, informacioni shqisor udhëton nëpërmjet rrugëve të shumëfishta drejt qendrave kortikale më të larta të trurit (zona që luajnë një rol kyç në kujtesë, vëmendje, perceptim, mendime, gjuhë dhe ndërgjegje), dhe i gjithë informacioni arrin në këto qendra afërsisht në të njëjtën kohë.

Disa sugjerojnë se kur gjatë këtyre rrugëve ndodh një ndryshim në procesim. Perceptimi përçahet dhe përjetohet si dy mesazhe të ndara. “Truri e interpreton versionin e dytë në rrugë më të ngadaltë, si një përvojë përceptuale e veçantë, prandaj ndodhin ato ndjenja familjarizimi”, thotë Hook.

 

Burimi: https://www.sciencedaily.com/releases/2016/04/160413113530.htm

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top