Lifestyle

December 21, 2016 | 10:49

Deklaratë shokuese e një kompanie mode: punoj vetëm për myslimanët e bindur

Diskriminimi prek sfera të ndryshme të shoqërisë, por kur ai përfshihet edhe në fusha që kanë të bëjnë me artin, kjo e bën edhe më të dhimbshëm faktin.

modaNjë kompani tregtare turke në fushën e modës, në kërkesat për punësim, ka njoftuar pjesëmarrësit se do të pranoheshin vetëm ata që janë praktikantë të fesë islame. Ky njoftim ka prekur tej mase shoqëri të tjera të kësaj fushe në Itali, duke bërë që përmes rrjeteve sociale, të shprehin zemërimin e tyre duke mos e pranuar gjerësisht këtë gjest diskriminues. Giovanni Donzelli, koordinator kombëtar ekzekutiv i “Fratelli d’Italia”, i prekur nga kjo deklaratë është shprehur: “Të dashur turq, nëse dëshironi të vini në Itali për të shitur perdet tuaja, duhet të respektoni rregullat tona”. Njoftimi i bërë publik nga një kompani tregtare turke, u siguronte punësim njerëzve “të respektueshëm dhe të bindur” të cilët kanë “njohuritë dhe praktikimin e fesë myslimane”. Kjo ishte një prej rregullave kryesore të punës, të nënvizuar në internet nga Modanisa, kompania turke nën akuzë, e specializuar në modën islame.

Në emër dhe të shoqërive tregtare në fushën e modës, Donzelli i “Fratelli d’Italia”, në një video të publikuar në Facebook thekson se: “Në Itali nuk mund të diskriminohet askush në vendin e punës me bazë religjioni. Imagjinoni sikur një kompani të njoftojë për vende pune me detyrim që pjesëmarrësit të jenë të krishterë? Do të duhej një revolucion pastaj”, nënvizon ai. “Qytetërimi ynë parashikon lirinë e religjionit”, vijon anëtari i kompanisë në fjalë, përpara se të përmbyllë duke bërë një apel: “Të dashur turq, nëse dëshironi të vini në Itali dhe të shisni perdet tuaja, duhet të respektoni rregullat tona”. Një deklaratë që duket se do të shkaktojë polemika, sepse nënkupton një vend që synon hyrjen në BE.

 

Burimi: http://notizie.tiscali.it/cronaca/articoli/azienda-lavoro-solo-musulmani-obbedienti/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top