Këshilla & Arsye

December 12, 2016 | 7:58

Dembelizmi mund të jetë vdekjeprurës

Edhe nëse dieta juaj është e shëndetshme, shanset për vdekje të hershme janë shumë më të larta, në qoftë se qëndroni ulur gjithë ditën dhe nuk bëni asnjë ushtrim.

2

Ekspertët besojnë se të qenurit joaktivë sjell vdekjen e parakohshme, si pasojë e niveleve të larta të presionit të gjakut dhe të kolesterolit.

Një hartë e re e krijuar nga “The Conversation” zbulon dëmet  e mungesës së aktivitet fizik.

Sipas kërkimeve të dy studiuesve australianë, dembelizmi rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimer me 13%. Ndërkohë, mundësitë për të pësuar një goditje janë 37%, diabet i tipit të dytë 70% dhe atak në zemër 82%.

“Mos harroni rrezikun e lartë të kancerit në mushkri, në gji, mëlçi, stomak, fshikëz e pankreas,” thotë Profesor Tim Olds dhe Dr. Carol Maher, nga Universiteti i Australisë së Jugut.

Por, dembelizmi nuk ndikon vetëm në shëndetin tuaj fizik. Studime të mëparshme tregojnë se të rriturit që nuk bëjnë ushtrime kanë 150% më shumë mundësi për të rënë në depresion, gjë e cila rrit mundësitë në 54% për të kryer vetëvrasje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top