Dembelizmi mund të transformojë disa neurone të trurit, duke shtuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Praktikisht, pasiviteti ndryshon strukturën e funksionimit të trurit. Sipas një studimi në Universitetin e Mjekësisë në Detroit, studiuesit që kanë bërë në laborator një eksperiment, kanë dalë në përfundimin se njerëzit me aktivitet fizik sedentar zhvillojnë neurone që kontrollojnë sistemin e tyre nervor. Është një transformim që mund të shtojë ndjeshmërinë e neuroneve ndaj stimujve, por gjithashtu shton edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Rezultati është se mungesa e aktivitetit modifikon madje edhe trurin. Sipas doktor Mueller, drejtues i këtij studimi: “Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm në studimet dhe eksperimentet e bëra në këtë fushë, pasi shton edhe një të dhënë tjetër që na tregon se si dembelizmi rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.