Studim

November 9, 2019 | 8:31

Demenca, yndyrat e larta rrisin rrezikun e prekjes prej saj

Tejkalimi i konsumit të acideve yndyrore ju ekspozon në një rrezik më të madh për të hasur probleme të çmendurisë dhe për t’u marrë me sëmundje si Alzheimer. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip në Universitetin e Kyushu (Japoni). Detajet e kësaj pune janë botuar në faqet e revistës Neurology.

Ekspertët që drejtuan studimin, të koordinuar nga Dr. Toshiharu Ninomiya, rekrutuan një mostër prej 1628 personash, mbi moshën 60 vjeç. Gjatë periudhës së vëzhgimit, 377 prej tyre duhej të merreshin me forma të ndryshme të çmendurisë, veçanërisht Alzheimerit.

Ekspertët kanë vërejtur se, në subjektet me sasi të mëdha të yndyrave trans në gjak, rastet e reja të çmendurisë korrespondonin me rreth 29.8 për 1000 persona. Situata e subjekteve me një nivel të ulët të yndyrës në gjak ishte e ndryshme. Rastet e çmendurisë tek ta ishin të barabarta me 21.3 për 1000 persona.

Në mënyrë të veçantë, ekipi mati nivelet e acidit elaidinic / elaidic, acid yndyror i karakterizuar nga prania e 18 atomeve të karbonit. Njohur për herë të parë si një produkt natyral në fillim të viteve 50, që shoqërohet me një rrezik të uljes së niveleve të kolesterolit HDL.

Konsumimi i tepërt i yndyrnave rrit rrezikun e problemeve njohëse dhe  problemeve të çmendurisë me 50-70%. Rezultatet në fjalë u komentuan nga Dr. Ninomiya, i cili thotë se falë këtyre dëshmive, ne kemi në dorë një motiv për të ulur konsumimin e yndyrave të këqija.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top