Në fokus

December 2, 2019 | 8:04

Dëmet nga tërmeti, nuk hapen shkollat në tre qarqe të vendit

Në qarkun e Durrësit, procesi mësimor është pezulluar deri më 9 dhjetor, ndërkohë që në qarkun e Tiranës dhe Lezhës, mësimi do të pezullohet deri më 5 dhjetor.

Besa Shahini6

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se arsimtarët do të jenë në punë gjithsesi për të përgatitur ambientet për nxënësit.

“Vendimi për pezullimin e mësimit deri me 5 Dhjetor për Qarqet Tiranë dhe Lezhë, si dhe 9 Dhjetor për Qarkun Durrës, vlen edhe për shkollat private. Ndërsa për kopshtet e çerdhet – për shkak se janë nën administrimin e bashkive – do ketë fleksibilitet. Për qarqet Lezhë dhe Tiranë, kopshtet dhe çerdhet të cilat janë certifikuar nga  inxhinierët bashkiakë si të sigurta, me vendim të bashkisë përkatëse, edhe mund të rihapen. Komunikimi për çerdhet dhe kopshtet që do të mund të rihapen – që janë të sigurta – do të bëhet nga vetë bashkitë direkt me drejtuesit e këtyre institucioneve dhe prindërit. Përsëris: kjo vlen vetëm për qarqet Lezhë dhe Tiranë. Për Qarkun Durrës, edhe kopshtet dhe çerdhet nuk rifillojnë mësimin deri më datë 9 dhjetor”, theksoi ajo.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top