Ushqimi duhet të jetë ‘miku’ më i mirë i njeriut. Konsumimi i tij në mënyrën e duhur ju bën të ndiheni më në formë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Të gjithë ata që nuk konsumojnë ushqim për shkak të dietave apo thjesht e anashkalojnë, i shkaktojnë vetes probleme serioze, të cilat sa vijnë dhe shtohen.
5 gjërat që ndodhin me trupin tuaj nëse jeni i uritur.
- Lodhje truri.
Kur jeni të uritur, rezervat e glukozës së trupit tuaj bien. Truri juaj merr shumicën e energjisë nga glukoza, kështu që ju mund ta gjeni veten në një mjegull të trurit. Mos u befasoni nëse filloni të ndiheni të hutuar ose të keni probleme me të folurën.
- Lëvizje të pakontrolluara
Trurit nuk i pëlqen që ju të jeni të uritur. Nëse nuk ka glukozë të mjaftueshme ai fillon të krijojë panik duke ju bërë të pavëmendshëm.
- Humbisni lëndët ushqyese
Trupi i njeriut ka nevojë në çdo moment për lëndë ushqyese. Nëse dëshironi që organizmi juaj të funksionojë siç duhet, mos shmangni asnjë vakt.
- Tkurrje e muskujve
Një gjë tjetër që i ndodh organizmit kur nuk konsumoni ushqim është humbja e masës muskulore. Ato fillojnë të tkurren për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese.
- Ndjeheni të lodhur
Nëse nuk konsumoni ushqim ju nuk keni energji për të çliruar. Trupi ndihet i lodhur dhe nuk është në gjendje të bëjë asgjë.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.