Kriza klimaterike po i sëmur edhe më shumë njerëzit, duke përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore duke nisur nga alergjitë sezonale e deri te sëmundjet e mushkërive. Fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijnë nga moti ekstrem dhe nxehtësia.
“Studimet sugjerojnë se mjekimet që jepen me recetë mund të jenë duke i dëmtuar pacientët për shkak të ndryshimeve klimaterike,” shprehet Aaron Bernestein, mjek pediatër dhe bashkëdrejtues në Qendrën për Klimën, Shëndetin dhe Mjedisin Global në Universitetin e Harwardit.
Një kërkim i fundit zbuloi se pacientët me kancer në mushkëri të cilët i nënshtroheshin rrezatimit, kishin më pak mundësi të mbijetonin në një uragan. Ndërkohë Renee Salas, pedagoge në Harward tha: “Kriza klimaterike po ndikon jo vetëm shëndetin e pacientëve, por dhe aftësinë për të bërë punët tona”.
Sipas një raporti të publikuar nga Gazeta e Mjekësisë “New England”, kriza klimaterike përkeqëson:
- Alergjitë
- Komplikacionet gjatë shtatzënisë dhe lindjes
- Sëmundjet e zemrës dhe mushkërisë
- Rreziqet ndaj fëmijëve
- Problemet me veshkat dhe dehidratimin
- Sëmundjet e lëkurës
- Sëmundjet infektive
- Gjendjet e shëndetit mendor
- Sëmundjet neurologjike
- Ushqyerjen
- Traumat
Burimi / Top Channel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.