Nëse mendoni se konsumimi i disa gotave alkool në ditë është një ide e mirë, është momenti që ta mendoni sërish. Nëse ju jeni një nga ata që nuk po e përballojnë ashtu siç duhet izolimin dhe keni gjetur “mbështetje” në konsumimin e sasive të shumta të alkoolit është koha që ju të ndaleni.
Ndërsa teprica e çdo gjëje është e keqe, alkooli i tepërt është edhe më i keq. Ekspertët e shëndetit mendor shprehen se njerëz të ndryshëm kanë reaguar ndryshe ndaj pandemisë. Dhe ndërsa disa po kalojnë kohën e tyre me aktivitete më produktive, shumë të tjerë janë duke iu nënshtruar stresit, alkoolit dhe ngrënies së tepërt.
Por duhet të jeni të vetëdijshëm që shumë alkool mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar, i cili në këtë kohë është shumë e rëndësishme që të jetë i fortë. Sipas një studimi të botuar në revistën “Current Review”, kur pini shumë alkool rrezikoni të prekni rrugët imune në trup, të cilat ndikojnë në aftësinë e trupit tuaj për të luftuar infeksionet.
Studimi thotë gjithashtu se alkooli i tepërt mund të rrisë shanset e sindromës së distresionit automatik të frymëmarrjes dhe pneumonisë. Të dyja këto lidhen me virusin, pra mund t’ju vendosë në një pozitë të cenueshmërisë dhe t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj infeksionit.
Nëse herë pas here pini në darkë një gotë verë ose birrë, atëherë nuk është e nevojshme të shqetësoheni shumë. Por çdo gjë tjetër mund të konsiderohet e rrezikshme. Mos harroni, kryesore është që gjithmonë të pini në moderim.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.