Çdo ditë e më shumë po bëhemi të varur prej rrjeteve sociale dhe është shumë e vështirë, për të mos thëne e pamundur t’u shmangemi atyre. Instagram, Snapchat, Facebook apo edhe shumë të tjera na marrin një pjesë shumë të vyer të kohës sonë dhe s’kemi faj sepse janë krijuar në një mënyrë të tillë që është shumë e vështirë t’u rrish larg.
Sipas studimeve të reja, zakonet që sjellin rrjetet sociale mund të ndikojnë më shumë se sa mund ta mendoni në trurin tuaj. Këto studime sugjerojnë se përdorimi i gjatë i mediave sociale mund të lidhet me një vetëkontroll më të ulët, për të cilin ekspertët e marketingut besojnë se mund të çojë në dëme më të larta. Njerëzit mesatarisht e kontrollojnë telefonin mbi 30 herë në ditë. Ndonëse platformat e rrjeteve sociale mund të kenë edhe përfitime, përdorimi i shpeshtë mund të çojë që të bëheni të palumtur dhe të izoluar në periudhë afatgjate. Ato ndikojnë në:
Vetëbesim: Të gjithë kemi të ‘meta’, disa prej të cilave i themi në publik, e disa preferojmë t’i mbajmë për veten. Sidoqoftë, krahasimi i vetes me tjerët në rrjete sociale e dëmton tej mase vetëbesimin e një personi.
Lidhja njerëzore: Si qenie njerëzore, është e rëndësishme për ne të jemi të aftë të komunikojmë me njëri-tjetrin, por kjo mund të jetë e vështirë të bëhet kur jemi të ‘ngjitur’ mbas ekranit dhe kur gjithnjë e më shumë preferojmë miqtë e internetit sesa ata realë.
Kujtesa: Shumica e njerëzve shpenzojnë shumë kohë për ta fotografuar një objekt interesant që nuk e kanë parë më herët, por dështojnë ta shijojnë me sytë e tyre dhe ta mbajnë mend atë.
Shëndeti mendor: Jo vetëm që është dëshmuar se rrjetet sociale të shkaktojnë palumturi, por gjithashtu ato mund të çojnë në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore, duke shkaktuar ankth dhe depresion.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.