Shaken Baby Syndrome: të shkundesh, përplasësh fort një fëmijë të vogël kundër një siperfaqeje të fortë; ose ta shtrëngosh fort në duar duke i tundur kokën!
Zakonisht fëmija është nën moshën 2-vjeçare.95% e lezioneve brenda kafkës janë pasojë e kësaj dhune, efektet arrijnë nga aksfisia, te traumat okulare deri tek paraliza ose vdekja!
Rastet tona shpeshherë janë pasojë e një sjellje të tillë që nuk ka arritur në drame, fëmija osë i rrituri i traumatizuar që fëmijë sjell dhimbjen e çasteve kur nëna e godiste, përplaste ose e kapte fortë për një arsye të fortë psikobiologjike: mos aktivizimi i sistemit të ngjitjes-kujdesit ndaj fëmijës në mënyrë të dashur dhe të vazhdueshme, dhe vështirsia e sintonizimit mbi nevojat jetësore të foshnjes. Të kesh në trajtim një të rritur i cili ka pasur një lidhje të disorganizuar dhe të larget me nënën si pasojë ndoshta e një psikopatologjie të saj, do të thotë të trajtosh traumën e një lloj agresiviteti të shfryrë te fëmija edhe me dhunë fizike, jo vetem me moskujdesje emocionale.
Ndonjëherë sfondi kultural lejon sjelljen agresive tek fëmija si pasojë e një Bias/besim të gabuar ndaj këtij akti të menduar si edukativ, fëmija nuk ëshë formuar biologjikisht të mësojë nga dhuna e krijuesit, por nga dashuria dhe përkujdesja!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.