Debati për përdorimin e teknologjisë dhe pasojat tek fëmijët e vegjël vijon të jetë i gjallë në botën e shkencës. Së fundmi, studimet e Shoqatës së Pediatërve në Britaninë e Madhe tregojnë se nuk është përdorimi në vetvete i dëmshëm, por kohëzgjatja.
Sipas tyre nuk ka ende prova të sakta shkencore për dëmtim nga përdorimi, por pediatrit theksojnë se duhet kufizuar dhe të evitohet përdorimi i teknologjisë gjatë mbrëmjes.
Reduktimi duhet bërë mbi të gjitha pasi merr kohë nga aktivitete të tjera shumë të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të të vegjëlve, siç janë sporti apo studimi. Ndërkohë që sipas tyre përdorimi i duhur nuk bën dëm, përkundrazi mund të stimulojnë fëmijët.
Rekomandimet e reja të Shoqatës Pediatrike angleze mbërrijnë pas studimeve të kryera mbi këtë argument, sipas të cilave pjesa më e madhe e rezultateve janë bazuar në analizimin mbi kohën e qëndrimit para televizorit, smartphone-ve dhe kompjuterëve.
Ndërkohë që lidhje të ngushta janë gjetur midis qëndrimit të zgjatur para ekraneve teknologjike dhe obezitetit, lidhje që është theksuar nga shumë studime të tjera të mëparshme. Ajo që nënvizohet në raport është fakti se nuk ka prova shkencore që teknologjia është toksike.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.