Në fokus

April 23, 2016 | 6:30

Denada Bare: Larg numrit 13

Sipas mënyrës sime, besoj në një forcë madhore, në një super inteligjencë që paraqitet si rregullator gjenial i gjithçkaje tokësore, universale dhe kozmike. Jam rritur si një ateiste, ndaj dhe bindjet dhe besimi im aktual janë rrjedhojë e natyrshme e asaj ç’ka kam nxënë dhe ç’ka e quaj të logjikshme në caqet e botëkuptimit tim. Më ndodh të kapem edhe pas dukurive që i interpretoj si shenja supersticioni. Të jem e sinqertë: nga macja e zezë vërtet kam frikë dhe në rastet kur më pret rrugën veproj plotësisht si një njeri superstiociozë mundohem ta shmang dhe të kaloj anash saj. Gjithashtu, numri 13 për mua është rast i pastër supersticioni. Nuk udhëtoj në datën 13, nuk bëj blerje apo sende që kanë këtë shifër. Kam trokitur edhe në dyert e ndonjë “parashikuese fati”, për të lexuar letra apo filxhan kafeje. Këtë hap e kam konsideruar si një kuriozitet, apo diçka që më ka përmbushur në një moment jo aq optimal në jetën time. Besoj edhe tek fati. Është ajo shprehja e famshme: atë që e sjell minuti, nuk e sjell viti. Por, më tepër besoj se njeriu duhet të shfrytëzojë fatin, apo rastësinë në kohën e vendin e duhur, atëherë ky po që është fat i artë me plot kuptimin e fjalës. Ashtu si në një moment të caktuar në jetë, ti ndesh dhe takon rastësisht fatin tënd. Nuk e kupton, madje nuk përdor gjithë arsenalin, inteligjencën apo taktikën për ta bërë tëndin. Atëherë ky është një shans i humbur dhe ti automatikisht hyn në ‘’turmën e të pafatëve’’. Carpe Diem, kjo është filozofia e të qenit me fat! Rrjedhë e besimit tim, janë edhe ëndrrat, të cilat shpesh janë të çuditshme. Shoh krijesa, qenie, ndodhi që kanë parathënë atë që më ka ndodhur. Besoj se ëndrrat kanë lidhje organike me perceptimet tona, ndjenjat, mendimet, emocionet dhe për pasojë ato reflektojnë atë çka kemi jetuar. Ëndrrat i interpretoj sipas mënyrës sime, por nuk jam besëtyte e verbër e të bëj çfarë ato sinjalizojnë.

Botuar në revistën psikologji, shtator 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top