Jetëgjatësia mesatare e jetës vazhdon të rritet çdo tri muaj, çdo vit, por jetëgjatësia ka si efekt anësor aftësinë për të njohur. Në fakt, numri i njerëzve me çmenduri rritet me 5 milionë çdo vit. Sikundër edhe depresioni është në rritje.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në 2030 ajo do të jetë sëmundja më e zakonshme kronike. Por tani na del një shifër e re: depresioni, çmenduria dhe kujtesa janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Ky është përfundimi ku kanë mbërritur shkencëtarët, të cilët kohët e fundit kanë identifikuar se depresioni shfaqet si faktor rreziku për disa sëmundjeve kronike të moshës së thyer.
Temë që ka qenë fokusi i konferencës “Memory in the Diseased Brain” (Kujtesa në Sëmundjen Mendore) promovuar nga Akademia Papnore e Shkencave dedikuar thellimit të lidhjes midis tre mekanizmave me bazë proceset e ndërlidhura të kujtesës dhe patologjive të sistemit nervor qendror.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.