Në fokus

June 15, 2019 | 8:26

Depresioni dhe ankthi nuk janë shenja të dobësisë, por shenja të një lufte të vazhdueshme

Sot fjala “depresion” përmendet shpesh. Jo më pak i shpeshtë është edhe përdorimi i fjalës “ankth”. Sipas mjekësisë, këto dy duhet të konsiderohen si “patologji” reale, ose çrregullime që nëse arrijnë një fazë të caktuar, duhet të trajtohen edhe me ilaçe psikiatrike.

Megjithatë, një nga problemet që ka të bëjë me këto dy çrregullime duket të jetë prania e disa keqkuptimeve në lidhje me të. Për të sqaruar këto dy koncepte kryesore, së pari është e nevojshme të jepet një përkufizim mjekësor i “depresionit” dhe “ankthit”. Këto patologji janë çrregullime që ndikojnë në sferën emocionale të trurit, duke ndryshuar reagime të caktuara dhe ndonjëherë edhe duke prekur trupin.

Depresioni dhe ankthi nuk janë shenja të dobësisë, por shenja të një lufte të vazhdueshme

Lidhur me mendimet e gabuara që po përhapen gjithnjë e më shumë në lidhje me të, mund të përmendim faktin se shumë, për shembull, besojnë se depresioni dhe ankthi shfaqen në karaktere të dobëta. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Shpesh, këto dy sëmundje mund të manifestohen në njerëz që për vite kanë mbajtur një sjellje të definuar si “të fortë” dhe shumë të vendosur, të cilët kanë luftuar për një kohë të gjatë. Të lodhur nga kjo sjellje, ata mund të bien papritur në një nga këto dy çrregullime ose të dyja. Prandaj mund të thuhet se depresioni dhe ankthi nuk janë shenja të dobësisë, por shenja të atyre që kanë luftuar gjatë gjithë jetës së tyre.

Një sjellje e gabuar e kryer nga njerëz që nuk janë prekur nga këto dy patologji është të inkurajojë ata që janë në depresion ose në ankth me fjalë të ashpra, sikur të donin ta tronditnin emocionalisht atë person të veçantë dhe t’i bënin ata të ktheheshin në “karakterin e fortë” të së kaluarës. Ky mekanizëm për fat të keq nuk ndihmon: personi që vuan nga depresioni, njësoj si ai që vuan nga ankthi, nuk mund të reagojë, përndryshe ai do ta kishte bërë tashmë këtë. Nevojitet një mjek dhe nëse rasti rezulton të jetë kronik, është gjithashtu e nevojshme që të kujdeset në mënyrë të duhur.

Nëse përpiqeni ta shtyni personin duke reaguar me fjalë të gabuara, mund ta dëmtoni, duke krijuar një efekt “sulmi”. Çfarë do të thotë kjo? Personi i sëmurë mund të mbyllet edhe më shumë në vetvete dhe të mos kërkojë ndihmë.

Një koncept tjetër që meriton të theksohet është fakti që çdo njeri, çdo person i çdo moshe mund të preket nga ankthi ose depresioni, si ata që janë të definuar si “të dobët”, domethënë me një karakter ndoshta më të ndjeshëm se ata që posedojnë një karakter të fortë. Me pak fjalë, depresioni dhe ankthi nuk janë vetëm “sëmundjet e të dobtëve”, por “të fortëve”, të cilët do të provojnë të jenë edhe më shumë, kur ata të fillojnë të luftojnë për të dalë nga këto patologji.

 

 

Burimi / www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top